Gjethja e rrëzuar!
Ti erdhe papritur me çove prej shtratit.
Fillova të ec e hutuar krejt.
Kam kaq shumë vite, që të mbaj pranë vetes,
E shumë të tjera, që larg ti me je.
Mi mbeshtolle sytë, me vështrimin e diellit.
Mu ngroh trupi e zemra mu vesh.
Të kapa prej dore e më zgjatë supin,
Krahu si gjethe, tek ty u mbështet.
I afrova kryet e të puthen buzët.
Degë lisi flokët I bere gershet.
Ndjenja e zgjuar në dritare trupi.
Me fliste me sy, ferymonte lehtë.
Frynte një fllad, që trazonte endren.
Rrëzohej gjethja, mbi trupin tënd lis,
Gjithnjë të kish pritur, të ngjitej pranë supit
Ashtu e rrëzuar në këmbë sot u ngrit.
“”””””””””””””””””
Fund!
Ec mendje zbathur perëndimit sonte.
Shoh dashurinë të fiket, të shkrije,
Një llambushke e vjetër, mbetur në zemër.
Ben dritën e djeshme, po me s’feshferin.
“””””””””””””””””
Te kam pranë,
Veshtroj sytë e mbyllur,
e kërkoj endren.
U ndamë pa një të puthur,
Pa e pyetur zemrën!
Dy copa gurri trupat tanë,
Të ftohtë pa fjalë!
Nesër përsëri bashkë,
E përsëri të ndarë!
“””””””””””””””””””
Zarfi I bardhë.
Në oxhakun e dimrit ka zjarr.
Një zarf I bardhë bën flakë,
Sikur kërkon të djege dhimbjen,
Pikëllim shpërndan në natë.
Në mesnatë.
Flas ngadalë e shkronjat I prek me sy.
Urdhëroj gishtat të lëvizin,
Të shpërndajnë prushin gri.
Pervelohem, vrapoj larg..
Agon!
Kërcej në trungje vetmie të lodhur,
Prek drurë pa jetë, e ciceroj lote,
Shpirti gri e ka një shok.