13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Ndue Lazri

KOSTANTINI I POEZISË SHQIPE

 

-Elegji për Petrit Rukën-

Pesë muaj më parë ti shkruajte ngadalë,
me shpirtin që digjej si zjarri në votër,
ti mjeshtër i fjalës shkrojte veç dy fjalë:
“Lamtumirë, motër!”.
Nga ta dinim që këto dy fjalë me kursim
ishin dy lumenj loti, dy lëndina me vesë,
nga të cilat ngriheshe porsi Kostantin
e në heshtje, me motrën lidhje një besë.
Në pesë muaj baltë e Turanit t’u bë kalë,
erërat e Tepelenës të veshën si pelerinë,
në brez t’u kthye Vjosa me valë
kjo ditë korriku solli suferinë.
Mbi tavolinë letrat i le ashtu trazuar,
tek vargu i fundit u këput një poezi,
se erdhi momenti për të kalëruar,
me trok drejt motrës nëpër terr të zi.
Çan bashkë me erën me vrap prej të marri,
gjoku nuk pyetka për shiun e stuhinë,
babai e nëna janë ngritur nga varri,
presin t’u sjellësh bijën gjeraqinë.
Dhe ja tek vjen me re e vetëtima,
patkonjtë shkrepin xixa mbi strall,
pelerinës vërshëllejnë vargje e rima,
mbi varre shkruhet një baladë e rrallë.
Ti një besë e kishe lidhur dhe me ne,
ndaj tek motrën ua lë prindërve në terrin e zi,
shqipton ndërsa trokun merr sërish nëpër re:
Baba, më presin lexuesit e mi.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Ndue Lazri.Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Ndue Lazri, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Petrit, vëlla i dashur. Falmë që vargu im nuk e ka forcën e vargut tënd. Të njoha kur ishe një djalosh çapkën, student i dashuruar që shkruaje gjatë natës një fletore me lirika. Pata kënaqësinë të të botoja ciklin tënd të parë poetik me bindjen që një ditë do bëheshe një ndër më të mëdhenjtë poetë të poezisë shqipe.
Dua të të kujtoj siç ishe në ato vite, por edhe ashtu siç të pata mysafir në Bolonjë, Ferrara e Firenze, ku u shkrive me magjinë e artit e shkruajte perla për artistët e mëdhenj.

Sot ti po shkon tek ata. E nga mesi i tyre, Kadri Roshi do recitojë baladën e pritjes për ty.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.