13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Liliana Shkodrani Baci

POETIT
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule
I dhe nam e ç’nam
gjirit t’koces nga Turan
ja llafose siç më deshe
gruas, nënës e babait
Vjosës që tu bë portë han
e Aliut çibuklliut Pasha
po më shumë Atdheut që
nga zëmra vënd pa hyrë s’të la.
Mik i malleve të thërrisnin brigjet
mos mu lodh o derman
se kjo kockë Shqipëria
mbetet fyteve në zabërhanë.
Po ti s’jeshe shkumë e valës
shtyrë nga bregu për matanë
jeshe bir e nip teqeje e Aliut në Turan.
Jeshe bir i nënës madhe
jeshe nip i Rukajve azganë
që mullinjë e bereqetit
ndanin gojësh për sevap.
Jeshe, m’je bilbil i qartë
strofkull për poetë të ngratë
aleat me gjithë burrnitë
si me tirqe në mesditë
e qylaf në ditë me frikë
Jeshe je, mik i shtatë bukurive
dhe i teti në mes
që përcolli Labëria
për Shqiptarët cep më cep.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.