16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Besa Rexha

Pak heshtje 

Pak heshtje e mirëmenduar
Shpirtit dhimbjen ja largon
Ka gjëra që s’duhet harruar
E fajtor të ndjehesh kur gabon
Se në hapat e hedhur dikur
Mbeten gjurmë që nuk shuhen
Ftohtësira zemrën e kthen në gur
Dhe brënda saj ato ruhen
Prandaj shpesh më mbysin lotët
Dhe buza dridhet me të qarë
Çdo gjë që mbrapa lamë
Na bën të ndjehemi si më parë

Mu desh të hesht për pak kohë

Dhimbjen vrastare ta vë në rresht

Loti kur të rrjedhë të jetë i ngrohtë

Që unë kurrë më të mos hesht.

“”””””””””””””””””””””””””””””

Lotin mos ma fshi 
Kur mbi sy loti ngrin
Është si malli që nuk shuhet
Ëndrat shkojnë edhe vinë
Herë godasin dhe kur s’duhet
Përse na ike e na le ti moj shpresë
Që një jetë na mbajte gjallë
Atë zjarr kush do ta ndezë
Kush do të ma shuaj mallē
Se pa ty nuk rrohet dot
Çdo gjë na duket e zbehtë
Ndaj dhe syri pikon lot
Dhimbjen ta bëjë më të lehtë
Mos ma fshini të fundmin lot
Lëreni buzën që ta ngrohë
Ktë gjë zemra ty ta thotë
Që ky shpirt të ndjehet ngrohtë

Se me lotin neve lindëm

S’na u nda një jetë të tërë

Mes t’panjohurave u gjindëm

Ndaj ti lotin mos ma ter

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.