“””””””””””””””””””
Meditim me Hënën…
Po kqyrja Hënën e buzëqesha,
Sa bojë pendësh ka kjo Hënë!
Mbushur përplot me hyjnesha,
Njëra pas tjetrës n’rresht vënë!
Rrinë medituesit kokë më vete,
Te kjo Hënë..sërish buzëqesha!
Nëpër re, të ashtëquajtura dete,
Lozin flokësh poetë, poetesha.
Rrinë si erë dhe vargje t’Dantes,
Edhe të Gëtes, edhe të Eseninit…
Rri një top i Zhyl Vernin Nantës,
Dhe ajo leshverdha e Pushkinit…
Kraterit ndanë rri dhe Shekspiri,
Edhe Bërns, edhe Pablo Neruda;
Tutje skute dhe Homeri, Virxhili,
Të përhumb Hëna nëpër skuta!
N’valle rimash poetë, poetesha,
Krateret i kanë kthyer në lëmë!
Kurse njollat…prap’ buzëqesha,
Janë bojë pendësh nëpër Hënë!
Puthje të fshehta na ruan Hënë!
Arkivmadhja në rëntë nga pesha,
Shën Valentinit ka për t’ia thënë!
Kqyr e kqyr dhe…sa buzëqesha!