16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Raimonda MOISIU

  • Poezine “Atdheu im” e poetit Astrit Bllaca e përkthyer në anglisht nga Raimonda Moisiu..Mund të jetë një imazh i Raimonda Moisiu dhe teksti që thotë "ROE"

Atdheu im –poezi nga Astrit Bllaca

(Për gjithë emigrantët)

Atdhe, u ushqeva me ty kur isha fëmijë, pa e ditur,
kafshatë më kafshatë symbyllur të kapërdija,
dhe ditëve e netëve kur s’kisha asgjë për të ngrënë,
me vrap fëmijënor, në prehrin tënd unë vija.
Atdhe, jam rritur tani, jam bërë burrë,
e të kërkoj më kot në hapësirën pa fund,
nuk të kërkoj si burrë por prapë si fëmija,
që nënën kërkon e portën furishëm e tund.
Ku të kërkoj Atdhe, më thuaj, ku të të gjej,
s’ka ngelur nga trupi yt asnjë shenjë,
tek tuk gjej ndonjë kockë që zbardh që përtej,
tek tuk kur kërkoj, gjej nga ty ndonjë rrënjë.
Më ndoqën Atdhe, ata që të donin për vete,
më ndoqën si djalin plangprishës i ati, e ndjek nga shtëpia,
dhe ika Atdhe e mora rrugët e botës,
unë ika me gjysmën e shpirtit që prapa e lija.
Dhe sa herë për ty Atdhe, uria më merr,
të kthehem dua atje ku u rrita fëmijë,
ta ngjyej kafshatën në lotët që rrjedhin si lumë,
t’mos endem jetim që s’ka vend ku të rrijë.
Më thuaj Atdhe, unë a të dhimbsem ndopak?
Apo ata egërsirat asgjë s’kanë lënë më nga ty,
më thirr të vij, i ri në jam apo plak,
u lodha së enduri rrugëve me lotët në sy.

Written in Albanian by Astrit BLLACA

Translated into English by Raimonda MOISIU

“”””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Po vjen pranvera,
fidanët e bahçes zgjojnë burbuqet,
degët lozonjare si vajza adoleshente,
veshin fustanin e mashtrimit bleror të gjetheve.
Era lehtas fryn dekoltenë e bluzave të hapura,
shkund përgjumjen e kaçurrelave të akacjeve,
me aromën e freskët të tyre,
dhe luleqershitë kuqëlojnë nga flladi i puthjeve.
Nëpër shtatin e lartë të manjolës,
gugisin dy pëllumba të strukur,
me njërin sy të trembur, me tjetrin dinak,
duke ëndërruar çastin e fluturimit….
Rrezet e diellit ngrohin dëshirat dimrake,
mes laraskave me luleborë të rralla.
Serenatat capkëne vishen me fije bari,
e një shpend shtegtar çukit i pari shpirtin tim.
Tufa e zogjve të malit,
ulur në degët e lisit plak,
cicërijnë castin e lumtur, dhe
më dhurojnë dlirësinë e shpirtit
e të qetësisë qiellore.
Gjethet e lules manjolë dhe pëllumbat,
Më sjellin serenatën e çdo mbrëmje,
Serenatën….Mezi
presim ta këndojmë në të gdhirë.
në kullën e përvëlimit të lakuriqësisë,
nëpër freskinë e vesës së mëngjesit, e
të mashtrimit të ëndrrave të strukura ,
në kështjellën e dëshirave dhe
sekreteve të ishullit pa diell.

Dy të dashuruar të botës së heshtur,

në ujëvarat e katarakteve të dritës.

në përhumbjen e duarve të ngrohta,

të kundrojmë madhështinë e qiellit blu,

dhe si ketra të zënë rob,

të mëkatojmë me verbërinë e zemrës,

të zgjojmë lulet në kopshtin tonë të hutuar.

-.-

Dy dashnorë të botës së heshtur,

Lulet po zgjohen,

Në kopështin tonë të hutuar!

Raimonda MOISIU

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Raimonda Moisiu

Si një drenushë e bukur me syte e qeshur,
Që ….
në cdo natë merr puthje pafund,
U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në
guvën e errët ku
për dritë kishim
fenerin e dashurisë …..
Gulcimat rënkuese ëmbël dhe
buzëqeshja jote e pafaj,
“U vodhën ” nga
vështrimi hamshor i
mureve të lashtë.
Thinjoshë e fisnikë,
Si kalldrëmet e fëmijërisë.
Nga ….
buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit,
Si një…..
sinfoni magjike kaq e ëmbël, që
mezi pret
një puthje, një brishtësi,një ëmbëlsi……
Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i
marrësh erë borzilokut…
….Se i përkasim gjithësisë së gjallë —
Mezi prisje të të krehja flokët,
me gishtat e mij, Të ….
prekja pemën e manjolës, të
këpusja gjethet e saj lart-lart dhe
me kërcellin e borzilokut
të shkruaja emrin tënd mbi
cipën e virgjërise të
petaleve – manjolë,
të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta,
që mezi presin castin magjik.
Atë cast,
Që të përket ty, nga verbimi i yllit,
të purpurt, që e
ëndërroje në vajzëri,
dhe ja po vjen —
…Po vjen…po vjen….
Ai…Ai….feneri….Ndricimi i dritës që
e duam kaq shumë në
shtratin e guvës së lashtë , në
të nxehtin e gjoksit , në
përqafimin tënd, në
lotin e syve, në
trëmbjen e zogjve, në
bulkthet e vajzërisë —

Po rizgjohen përsëri

nga rrebeshi veror

I puthjeve —

Raimonda MOISIU

Jacksonville Florida USA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.