19.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Kjo eshte poetja RASHEL SOLOMON

RASHEL SOLOMON
Rashel Solomon, u lind në Vlorë.
Ajo i përket komunitetit hebre të Vlorës.
Aktualisht banon në Sh.B. A.
Poezitë e saj janë botuar në shumë gazeta të kohës,
kryesisht “Nacional”,”55″, etj. Fituese e disa çmimeve në poezi.
Ka botuar:Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur
– ”Një puthje për ty nga Jerusalemi”, vëllim poetik 2018.
E DI ÇFARË JAM
E di që s’jam e bukura e botës
E di që s’jam yll i modës
E di që s’jam Princeshë e tokës
E di që jam një valëz deti …
Jam Hebraike , bijë e Vlorës.
SHQIPJA GJUHA E NËNËS SIME
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo e nënës sime
Shqipja gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
Në gjuhë e Perëndisë dashurova.
Gjuha e nënën Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandrit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuhë e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
me shqipen u jap shpirt poezive
NJË PUTHJE PËR TY NGA JERUSALEMI
Një kafe do të jap në kafenenë poetike
Shqiptaro- izraelite
Të ndihesh kafenë e freskët
të pjekur të bluar në Jerusalem
së bashku me kafenë do të fal një puthje
të ndihesh ëmbëlsirën e tokës nga vjen…
Zemrën po të ma hapësh aty do të gjesh
Ty, Jerusalemin dhe Vlorën gërshetuar
Vlorën ku linda e kam të shtrenjtë
Jerusalemin në dej kam trashëguar
Ti, kënga që jetën ma mban zgjuar.
Kur jam në Vlorë kam mall
Për ty Izrael.
Në Izrael veç për Vlorën time mendoj
përsëri e përsëri
zemrën ti ma ke vjedh
ndaj ato që jetojnë në mua
jetojnë dhe në ty .
REJA
Më thuaj vërtet emrin si e ke
a je Adami i parë apo diçka e re …
Eh, sikur ta dije,
bota se si ishte para se të vije.
Një re e zezë zvarritej në qiell,
shpesh binte shi, por asgjë sʹlëvizte,
nuk e thau dot më asnjë diell,
shkëlqente ngado e kudo që ishte.
Më thuaj vërtet emrin si e ke,
tregomë si shpërtheu nga ty ajo re?
Turbullove gjithçka që gjete përballë
qielli u përzje, deti ngriti valë.
Asgjë pra, nuk mbeti siç ishte më parë,
qielli lëshoi xixa plot me shkreptima,
reja vesë u bë si margaritarë,
kur ti u largove, aty shkoi dhimbja.
Me dallgët e detit fola disa herë,
iu luta të të kërkonin, por ato s’të gjetën
ndoshta u fshehe mes guaskave si perlë
për ta mbajtur thellë në gji të vërtetën.
Më thuaj vërtet, ti tani ku je,
që të dalësh prapë unë do bëhem re,
bëhem urë e varur të kalosh mbi mua
i sigurt të ecësh, sepse unë të dua.
DASHURIA PËR TY
Dashuria për ty
si deti i Zvërnecit,
rrahjet e zemrës për ty
si dallgët e detit,
kur më përqafon ti
qetësohem…si deti i mëngjesit.
Malli për ty
më bën si Deti i Vdekur…
Ti,
kur nxin si qielli i rënduar
si ishulli i Zvërnecit i vetmuar
mes lagunës zemëruar,
mos u fshih pas resh!
Një zemër të pret e malluar
je dielli i saj i ëndërruar,
mes deteve ta gjesh!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.