PALÇI NË TAKIM BREZASH, PËRCJELLJA E HISTORISË E KULTURËS
Ndreajt e Palçit organzuan takimin e perviteshen drejt vëndelindjes.
Ne kujtim të 10 korrikut 1910 kryengritjes anti-osmane ndaj ushtrisë Turgut Pashës nga fshatrat Palç Salce e Brise, kjo ishte ulerima e parë dhe ylli i mengjesit ne vazhdën e kryengritjes së Malësisë së Madhe në 1911-ën duke kurorëzuar ngritjen e falamurit nga Dedë Gjon Luli për të ardhur te shpallja e pavarsisë në 1912-ën, ku malesoret janë dashamiresit ma të mdhaj të lirisë.
Ky “Takim brezash “ me moton të mbajmë me nderë emrin që na lanë të parët tanë, keto cilësi ti tansmetojmë te brezat. Ishte Ded Geci i pari që hodhi hapin e perbashkimit, që keto tekime të jenë të përbashketa me Palç-Salce-Brise mbasi kemi te perbashket luften, punen, gzimet e hidherimet, prandaj kjo ftesë ju drejtue tre fshatrave per kete takim.
Ky takim i sivjeteshem ishte i veçante pasi ishte 10 vjetori i ketyre takimeve.
Këtë vit takimit tone i mungojne disa njerëz të dashur tonë që nuk jetojne më, shpirti i tyre pushoftë në paqe! po dua të përmendi burrin simbol të Palçit i cili na shoqeroj në të gjitha takimet tona duke na mësuar e keshilluar me urtinë e sinqeritetin e tij me atë kapuçin e bardhë që kudo shkoj e mbajti të pastert si bora, si pasaportë të identitetit tonë, ky është, Ai që e thirrnim“Lala Gjon”,
-shpirti i tij pushofte ne paqe!
Vëndlindja mbetet një vend i bashkimit fizik dhe shpirteror i të gjitheve një diell që na ngrohë së bashku.
Ketij udhëtimi se bashku me shume bashke qytetar tone nga Tirana, Shkodra, Lezha, Lushnja, Kosova, Greqia etj, i erdhi
surpriza me ardhjen nga Greqia e Mark Gjon Tomes me djalin e lindur në Greqi Marashi, i cili nuk kishte qënë asnjëherë në Shqiperi, i informuar nga rrjetet sociale, i biri i kerkon Markut që të bëhet pjesë e ketij takimi me Palçnorët. Shumë mbreslënse përshendetja e tij me atë shqipe të pastert me mesazhin,- Mallkue ai bir Shqiptari,
Që këtë gjuhë të Perendisë,
Trashgim qi na la i pari,
Trashgim s’ia len femisë!
Djoloshi i Mërurit, tha; megjithese kemi udhtuar gjithë naten, jam shumë i kënaqur dhe ndihem krenare që jam Palçnorë.
Zoti e ruajt e bekofte rrugetimin e tijë!
Ardhja e vllezerve nga Kosova e hijeshoj takimin, ata janë pjesë e krenarisë tonë kombëtare, bukurin ja shtuen edhe ndalesat e takimeve gjate udhtimit.
Ndalesa në qënder të Lekbibajve tek memoriali i Martirve të demokracië.
Fet Sadiku e Uke Quni, pastaj si gjithnje në fshat gjejmë mikpritjen e Afrim e Ndue Gjergjit, Ndrek e Lazer Geges, ndërsa
Gjoke Malaj, si gjithnje i pa lodhur po i pa arriteshem per mikpritjen e bujarine e tij, i cili udhëton në vëndlindje gjithnjë një natë përpara për tu bërë prites siç e din Ai vetë.
Festa vazhdon deri në orët e vona, për të vazhduar neser vizita në fshat, takimi tek Kisha dhe varrezat e të parëve tanë.
Aty ndezim qirinjët dhe lutemi per shpirtrat e tyre, pushofshin ne paqe!
– Udhetimi drejt bjeshkes me makina dhe prtja tek Bujtina Ugari te Afrim Gjergji kenaqesi e veçante takim te disa brezave burrave grave e vajzave që po shtohen gjthnjë e me shume vizitat ne keto bjeshkë, aty ku ndien flladin e fresket, aromat e lule e gugullimi i ujit të ftohte, fishkellimat e zogjeve që duket se ja u kemi prishe qetësinë.
Në banketin e shtruar duket pasuria shpirterore dhe mikpritja e Palçnjorve secili ka nderen e vleren e vet, por merita i shkon te zotit shtëpisë Afrim Gjergjit.
Aty folën të gjithë, por në fjalën e tij Kryetari e Shoqatës Ndreajt e Palçit
Avokati Dhimiter Muslia, na solli kujtime e ketyre takimeve ne vite duke evidentuar vlerat zakonet e traditat e ketij fshati të vogël, por me zë të madh, si janë ruajt e percellë brezave keto vlera njerëzore.
Megjithëse mungesat e arsyetushme te disa burrave që kane qënë pjesë e organizimit drejtimit dhe kontibuti te kesaj shoqate, por radhet u shtuan me te rinjë e te reja,
qershia mbi tortë ishte ardhja e Gjin dhe Irena Progni që nderojne çdo banket dhe recitimi i tij i vargjeve te Fishtës:
Se deri sa mundem me ligjerue,
E sa gjalle me fyme une jam
Kurr kto troje s’kam me i harrue
Edhe në varr me i permende kam
Se ky vend ku kemi le
Ai per mu eshte Atedhe.
Gjin Progni mbetet nje simbol pishtar i demokracisë,
qytetar nderi i Malesise.
Më pas ka ardhur fjala përshendetëse e Zv.Kryetarit të Shoqatës Nikaj-Mertur, z.Gjin Gjoli, i cili foli për vlerat historike njerëzore të zonës, duke vënë theksin, se duke njohur vlerat e se kaluares, kemi te garntuar të tashmen dhe sigurojmë të ardhmen.
Edhe në këtë takim nuk mungoj zeri telefonatat e pershendetjes e vllezërve Mark e Anton Sokoli nga Amerika e larget po gjthnje prane nesh, nga Belgjika mesazhet përshendetëse Pjeter Ukes që një pjesë të jetes tij ja kushtoj perhapjes arsimit e dijes ne kete zonë.
Profesoresha Marie Sokoli ndihet e pervilegjuar pasi pjesen ma të madhe i ka pasë nxenes e krahsan arsimin me Malin perballe e thote: Sa ma larte te ngjteni aq ma larg shifni ne rrugën e dijes!
Festa vazhdon me orë të gjata, për ti ardhur momenti levizjes për t’u larguar me kokën prapa dhe deshiren per tu kthye sa me parë.