- “Një shpirt i pastër derdhur thjeshtësisht në vargje”…ishte kjo përshtypja e një mikut tim lexues i librit tim!
- Por edhe diçka tjetër më bëri përshtypje :–më pohoi ai !
- “Analiza e bukur dhe perfekte e librit “- shkruar me profesionalizëm nga miku im poet Rifat Ismaili !
Përfitoj nga rasti ti shpreh edhe njëherë MIRËNJOHJEN DHE RESPEKTIN tim ,FALEMINDERIT!
Po e sjell parathënien për ju të dashur miq e të afërm që nuk keni mundësi të lexoni librin tim “ZËRI I SHPIRTIT”!
Ju uroj çdo gjë të bukur.
“ZËRAT E SHPIRTIT DHE TË POEZISË”
Analizë rreth librit poetik ” Zëri i shpirtit” i poetes Margarita Llapushi Zeneli
Gjithnjë , ardhja në jetë e një libri të ri poetik, ka në vetvete mbërritjen e pranverës. I ngjan atij trungut të rinuar dhe gjelbëruar, dhe çdo syth e fletë është materializimi i çdo ëndrre dhe ndjenje të poetit.
Në librin ” Zëri i shpirtit” të autores Margarita Zeneli , lexuesi do e përjetoje kete ringjallje, këtë buzëqeshje të natyrës, dhe dashurinë e saj të pafundme që e ka shoqëruar atë që në fëmijërinë e hershme, në vitet e rinisë dhe gjer tani, ku përpjekjet e saj i dhanë shpirt ” Zërave të shpirtit”.
Poezia për këtë autore të angazhuar mbart në vetvete bukuri estetike! Ajo duke hedhur ditë pas dite vargjet dhe poezitë e këtij libri, e ka pare si qëllim ti japë dhe përçojë lexuesit shijen e rrallë të Fjalës!
Autorja ka bindjen se poezia është një lidhje midis reales dhe fantazisë, dhe të dyja këto gjendje plotësojnë në heshtje dhe fshehtësi individualitetin krijues.Kjo orvatje , që ajo e shpreh aq bukur nëpër vargje, midis reales dhe jo reales, koshiences dhe subkoshiencës, nuk i bën dëm poezise apo lexuesit, përkundrazi e shtyn atë të zhvilloje një nuhatje të mprehtë dhe të pëqafojë imagjinatën.
Poezia është një nga artet që më shumë se kushdo tjetër ka brenda saj trillimin, dhe si e tillë, i jep mundësi poetit të shprehe më së miri botën përrtheth, por dhe atë që s’ është dhe s’ ndodh, por plazmohet në laboratorin krijues të atij që shkruan.
Poezia duke u bazuar në elemente reale e të të së vërtetës, nuk mjafton, ndaj poeti e kerkon me ngulm edhe atje ku s eshtë apo nuk shihet ,sepse shtrirja e saj duke qënë se është Ndjenjë, prek me dashje ose pa dashje abstraksionin,hapësira irreale e shpesh të pamundërën!
Ashtu si edhe në gjini të tjera edhe poezia është e lidhur me fantazinë! Dhe poetja Margarita Llapushi, jo vetëm në këtë libër, por edhe ne krijime të tjera qe mendon ti mbledhë në libra të ardhshëm , na sjell nëpërmjet interpretimit të saj origjinal, të vërtetën e jetës dhe ëndrrës!
Poezia e saj ka ndjenjë, ritëm dhe muzikalitet, por mbi të gjitha shpreh brishtësine, thjeshtësine dhe bukurine e gruas, që me shqisa të mprehta bëhet vëzhguese e imtë e jetës, dhe nëpërmjet frymëzimit e hedh atë ndër vargje, me ëmbëlsinë e masën e duhur siç krijiohen pijet e çmuara apo vererat që ngazëllojnë dhe dehin shpirtin.
Ja si shprehet ajo në poezinë ” Dua të të shoh”;
Kur ti të shkruash vargun e parë,
Ëndrra jote dua të jem,
Të vij me yjet do më pranosh?
Një vend të sigurt tek ty të kem,
Perqafimin të ma lejosh.
Ose më mirë ,eja ti,
Në ëndrrën time mezi të pres,
Gjumi më mos të më dalë.
E permalluar aty të mbes…!”
Midis dhjetëra poezive të librit, veçojmë disa prej tyre si; ” Duaje veten”, ” Dua të të shoh” “Kuriozi”, ” Kur shpirti vlon”, ” Shpirtin ma çelin fëmijët”, etj.ku ravijëzojnë më së miri portretizimin e saj si poete dhe artiste.
Po kush është Margarita Llapushi Zeneli për lexuesin? E lindur më 14- 6- 1976, në një fshat të thelle por të bukur malor, në rrethin e Gramshit, Holtas quhet fshati, emri i të cilit vjen nga lumi qe e pershkon ate, Holtë.
Që fëmijë , natyra e saj ka shkathtësinë e viseve të virgjëra e të bukura ku është rritur dhe energjinë tipike të vajzës shqiptare.Që në moshë të re, me një pasion të brendshëm që vjen si një thirrje zanash dhe perendish, asaj
i pëlqente të shkruante ,krijonte dhe recitonte.
I perjetonte vargjet që lexonte dhe recitonte sikur ti kishte shkruar dhe përjetuar vetë, me emocionet e pashlyeshme qe të jep poezia, duke u mbruajtur dita ditës me krijimet më të mira të klasikëve të mëdhenj shqiptarë por edhe nga krijimtaria e huaj përkthyer ne shqip nga mjeshtra të përkthimit. Dëshira e saj për të lexuar dhe krijuar shtohej gjithnjë e më shumë, dhe e shoqëronte në ecejaket e saj përmes fushave të blerta dhe aromave të këndshme të shtëpisë fëmijërore .
Ndjehej tek ajo , poetja e ardhshme.
Në të gjitha eventet letrare te shkollës ishte e para e përzgjedhur, dhe kjo e bente të ndjehej e veçantë dhe e privilegjuar.
Mbaroi 8-vjeçaren me rezultate të shkëlqyera.
Endërronte të ishte dikushi në jetë .I pëlqente sporti,të ishte një stiliste e mire ,një psikologe e zonja ku të ndihmonte njerëzit në nevojë .
Por ëndrra më e madhe , ishte dhe mbetej Poezia.
I pëlqente të shkruante poezi dhe tregime pafund.Dhe sapo gjente kohë ulej dhe hidhte nëpër fletore mbresat e saj poetike, duke e ruajtur me shenjtëri dhe gëzim të paprovuar
atë ndjesi që kishte kur fjalët i vinin vetë ashtu rrjedhshëm .
Nisi shkollën e mesme ,po fatkeqesisht për shkak të ndryshimit të sistemit në vitet e para të 90-tes,e nderpreu .Duke prere në mes endrrat e saj .Më vonë krijoi familjen ,por poezinë e kishte gjithmonë në mendje.
Shkruante shpesh, po nuk guxonte tua thoshte të tjerëve.
Zhytej në botën e përtejme dhe çdo emocion e hidhte në letër.
Sikur brenda saj ekzistonin dy botë,ajo realja dhe tjetra qe ajo fantazonte.
Në 2015 emigroi për në Gjermani familjarisht.
Aty, pasi u sistemuan mirë me punën dhe jetesen e përditshme iu shtua edhe më tepër dëshira për të krijuar dhe për të shkruar .
Malli për atdheun s’kishte të sosur.Por nëpërmjet leximit dhe të shkruarit , ajo përmbushej dhe lehtësohej nga ky mall i pafund që e gërryente përbrenda.
Margarita, si nënë dhe grua, adhuron familjen,natyrën, fëmijët,muzikën ,leximin ,lulet .
Të gjitha këto janë muzë e frymëzim për të .
Dashurinë që ka për secilën e kthen në vargje e poezi.
Mendonte shpesh që ato ëndrra që iu prenë në mes ti realizonte te fëmijët e saj .
Por poezia ishte vetëm e saja ,dhunti që ishte vetëm e saja, dhe dita ditës i dha formë e jetë librit për të cilin po flasim.
Më së fundi kishte ardhur koha ,ku çdo kujtim ,çdo ndjesi e fantazi ta hidhte në letër ,dhe ajo të ruhet sa më gjatë si kujtim , si brilant i fshehur brenda shpirtit të saj të ngjizur me dhuntinë e krijimit.”
Zëri i shpirtit” i Margarita Zenelit, është libri i saj i parë që sheh dritën e botimit. Por ajo është e vendosur dhe e përkushtuar në këtë udhetim poetik.
Dhe nuk do ndalet vetëm me një libër ,do vazhdoje përseri të shkruajë e të botojë të tjere libra, në të ardhmen.
Nëpërmjet frymëzimit , autorja shpalos dhe ndjenjat, konceptet e saj mbi jetën, miresine dhe altruizmin që e plotëson me së miri. Ja si shprehet ajo në vargjet e poezisë; ” Shpirtin ma çelin fëmijët”
” Eh fëmijëria ime
E rritur më pëlqente të isha
Të mësoja, të ndihmoja
Gjithë fëmijët pranë ti kisha.
Kur i shoh sot këta të bukur
Të vegjëlit e mi më kujtojnë
Me dëshirë shkonin në shkollë
Më kanë nderuar dhe më nderojnë.
Deri diku them se jam me fat
Zoti më dergon atje dhe atë që dua
Fëmijët i kam dobësi
Shpirtin ma çelin ata mua.
Mbani brenda jush zgjuar shpirtin e një fëmije dhe nuk do plakeni kurrë!”
Por poetja me sinqeritet diku shkruan se:
” I përjetoj emocionalisht poezite kur i shkruaj,gjithmonë kam një ngacmim që më bën të shkruaj, por ka raste kur e nis poezia merr rrjedhë tjeter.”
Kjo na bind se ajo leshohet në krahët e krijimit, ashtu si një zog me krahët në përqafim me qiellin. Se poezia e saj vjen natyrshëm dhe e pa sforcuar, jo si pasojë kërkimi maniak për të thënë gjera të mëdha, por thjesht për të shprehur atë që ndjen dhe përhumbjes ne ndjenje dhe fantazi, duke i dhënë lirinë e pakufijshme fjalës. Në poezinë ” Malli flet” ajo thekson nevojen e njeriut per identitet dhe siguri, për të qene me njerez të mire dhe të dashur, per te qene gjithmone me mendje ne femijerine e paharrueshme, dhe per te mos iu dorezuar monotonise dhe kurtheve te merzitshme të jetës.
“
Në raftet e mendjes si në bibliotekë
vendos çdo ditë nga një copëz jetë
rrudhat në balle ngadalë i prek
vitet për mallet flasin vetê…”
Një tjetër poezi kuptimplotë është dhe poezia “
” Kuriozi/ia” me të cilen u pergjigjet mosbesuesve dhe atyre që u vjen çudi për vargjet e saj në kêtë moshë.Atyre që mendojnë se poezia është pronë e disave, dhe jo të gjithëve, kur në të vërtetë, njeriu lind me farën e poezisë në shpirt. Varet pastaj, nëse ai e lë të mbijë këtë farë, e kultivon , e ujit, e adhuron dhe i jep mundësinë të bëhet një lule e bukur.
“
Po pse duhet të ketë patjetër një kohë,
Pse duhet një moshë, kur të shkruash ti,
Pse duhet një vend ku duhet të ndodhesh,
Pse për të tjerët kjo ka shumë rëndësi?
“PO” e dashuruar jam, tani dhe gjithmonë,
S’kam një dashuri, por shumë e më shumë,
Unë dua gjithçka të bukur, që mua më rrethon,
Ato që shpirtin më ngrohin, vargje i bëj une.”
E mbyllim këtë shkrim me disa vargje nga poezia e saj e bukur” Kur shpirti vlon”, ku ajo
shpreh mjeshtërisht vorbullën e brendshme të ndjenjave, dëshirën për të shkruar dhe jetuar,
një sens pergjegjshmërie ndaj atyre që e duan
dhe besojnë tek ajo;
Kur shpirti vlon’ dhe kurrë s’ndalon
Ngjyrat e jetës me ty i ndan’
Gëzim të sjell ,me varg të mbron
Në qiell të ngre’ në krahë të mban!
Hap pas hapi, duke trokitur lehtë me gishtërinjte e mendimit , në çdo fletë të librit do gjeni shpirtin e poetes, të përthyera në mijera pasqyrime dritash, me një pasqyrim të qashtër gruaje që i flet vetes dhe botës me gjuhën e mirësisë, dhe dashurisë per njerëzit dhe jetën. I urojmë autores frymëzime të diellta, dhe muzë të pashtershme në rrugëtimin e saj poetik.
RIFAT ISMAILI
Savona 19- 5- 2921