Unë dashurin e desha të bukur, të thjeshtë,
nuk ëndërrova vila të bardha.
Një shtëpi fshati me çati të kuqërremtë,
dhe fëmijtë si shqerrat të më luanin rreth e rreth në baçe.
Të thjeshtë e ëndërrova jetën,
Të punoja tokën time,e bereqet t’më bëhej mundi.
Një veri i egër si dreqi shfryu.
Si një tullumbace mbushur erë, hopaa, m’ngriti vendit.
Më degdisi bashkë me ëndrrat n’kurbet.
E lashë tokën, bari sa fshesa,
“shqerrave” s’ja njoha “blegërimën” e ëmbël; fati m’rrahu.
Këtu ku jam ëndërroj përsëri ku jesh.
Gur themeli më rri pragu.
Dhe vendi s’më zë vend,
zemra vrapon ëndrave brumëzënë mallit e dashurisë,
gjurmëve t’vegjëlisë me sytë qelqkaltër,
puth rininë petalçelur si drita e jetës zënë,
dhe unë humbem nga dashuria e Mëmës time.
Kalendari zëvendësohet me kalendar.
Unë mbeta një dallëndyshe.
Do vi ta ngre një shtëpi me çati të kuqërremtë
të lodroj me nipa e mbesa gëzimi.
Dhe pse u vonova, aty dua të vdes.
“””””””””””””””””””””””””””””””””
JETA TË AFRON MIQ EDHE SHOK.
Jeta të afron miq edhe shokë,
i dua,po s’më dalin ashtu si i pata njohë.
Disa më ndodhen afër në halle e gëzime,
disa, shpinën të kthejnë me justifikime.
Kur i njef mirë, ndaji, mos ki merak,
një palë miq të vërtetë, e të tjerë me maskë.
Ruaju prej tyre,që kanë dy fytyra,
lidh këpucët shpejt, e mbathja nga e mira.
=====================================GËNJESHTRA
Të futet në xhep e se sheh,
të vjen në pëllëmbë të dorës e se ndjen,
në majë te gjuhës gënjeshtra të vjen
të s’truket në mendime e gjen folenë.
Ashtu e strukur, kurrizdalë, shëmtaraqe,
struket thellë e më thellë në errësirë,
të mbretërojë në fjalën e dobët,
në mendjen e ndritur, nuk gjen ushqim.