12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Albina Ceka

Vazhdimi i tregimit: “Udhëtimi i vështirë”

Tregimi nr.2
Udhëtimi i vështirë.
Ai mëngjes , ishte mëngjesi
i fillimit të zhgënjimit, për një jetë më të mirë. Si mund të ndërtosh, një jetë më të mirë, në një vend, që nuk mirëpritesh.?
Mirseardhja e ushtarëve ,kundrejt një populli që po emigronte, për të gjetur kushte jetese më të mira, si politike ,ashtu dhe ekonomike,ishin të shtënat me armë.Ai mëngjes, në dhe të huaj, ishte i frikshëm.Aida e Aleksi,po ecnin ngadalë, në mes të atij pylli me pemë të larta e gjithë shkurre, kur ajo u pengu dhe ra pertokë. Ç’të shihte të këmbët e saj ishte një trup njeriu,dukej si i vdekur.O zot,çka ndodhur këtu?-filloi të bërtiste ajo. Aleksi ,ju afrua pranë.Ç’ke u vrave? Jo ,po shiko këtu,ky ka vdekur më duket:i tha ajo dhe vuri duart në kokë e filloi të ulëriste sa kishte në kokë. E kan vrarë, po,po ndoshta e kan qëlluar ushtarët .
Nga pemët e shkurret ku ishin fshehur ,nga frika e ushtarëve , dolën dhe udhetarët e tjerë të grupit.Pse bërtisni? Pyeti me zë qortues, një burrë,që mbante për krahu, një grua shtatzënë.
Si quhesh?- e pyeti Aleksi.
Ardian quhem,po ti ?- ju përgjigj ai.-Aleks më quajnë,eja më ndihmo, të kthejmë trupin, e ketij, të mjeri. Aida, shkoi me vrap drejt gruas shtatzënë .Ndërsa Ardiani ,shkoi shpejt të ndihmonte Aleksin.Me kujdes e kthyen trupin.Ishte djalë i ri ,rreth të tridhjetave.Aleksi ,vuri veshin , pranë zemrës së tij.Është akoma në jetë,shpejt më ndihmoni,ta marrim në krahë e të kerkojmë ndihmë:-tha ai ,dhe e kapi i pari . Jo prisni pak, ti Aleks di Greqisht,nisu shpejt e kërko ndihmë.Ne të ndjekim,bashkë me djalin e plagosur:- i tha Aida .Aleksi u nis me vrap,koha nuk priste,ai djalosh ,kishte nevojë sa më shpejt për ndihmë mjekësore,ndryshe do vdiste.Do vdiste pa realizuar ëndrrën e tij,për të jetuar në botën demokratike.Ëndërr e Shqiptare, në ato vite ndryshimi, të sistemit komunist. Aleksi ecte me shpejtësi dhe se ishte i rraskapitur, nga ai udhëtim . Udhëtim i shpresës njerëzore, udhëtim i ëndrrave rinore,udhëtim i kuriozitetit ,por dhe i dhimbjes njerëzore.Nga larg Aleksi ,dallo i dy çobanë,me delet e tyre. U afrua dhe i përshëndeti greqisht :- Mirmengjesi!
Mirmengjesi: -Ja kthyen ato.
Ju lutem kam nevojë për ndihmë,ku mund të gjej një doktor?-Ju tha ai dhe ra pertokë, humbi ndjenjat nga lodhja dhe etja.

Shpejt silli pak ujë:- i tha shokut te tij njeri nga çobanët .

Po i sjell dhe pak qumësht:- i tha tjetri.
Çobani e ngriti pak Aleksin dhe i dha të pijë ujë.Sa e mori pak veten,ju tha:- Doktori,duhet një doktor..
Mos u shqeteso,shoku im ,shkoj ta lajmëroj,për dhjetë minuta është këtu.Fshati është afër: i tha ai dhe u tremb,kur pa grupin e njerezve, që po vinin drejt tyre .Mos u trmb,janë me mua :- i tha Aleksi. Kur u afruan ,çobani u tremb më shumë ,kur pa të plagosurin pa ndjenja. Kush e ka plagosur? Pyeti ai. Nuk e dim e gjetëm ne pyll:- gënjeu Aleksi. Po të tregonte,ai ishte i sigurt,që nuk do i ndihmonin. Ndërkohë ,që ata flisnin, aty erdhi doktori .Shpejt,shpejt doktor,ky është i plagosur me armë:- i tha greqisht çobani.
Doktori shkoi shpejt tek i plagosuri.Largohuni ju lutem:- tha ai në gjuhen e tij. Kush di greqishten të qëndrojë me mua :- tha doktori. Ok unë di të flas greqisht:’- tha Aleksi. Mirë,shpejt me ndihmo ti heqim trikon:-i tha ai.
Aleksi mori gërshërën, nga veglat e doktorit dhe e preu ,për së gjati trikon.
Ai ishte plagosur në bri.
Plaga është afër zemrës,shpejt ta dërgojmë në spital:-tha doktori pasi i ndaloj hemorogjinë.
Ka humbur shumë gjak :- shtoi ai. Shpejt ta dergojmë tek makina.Doktori i dha makinës me shpejtësi,sa arriti tek dera e spitalet i tha, infermieres së urgjencës,shpejt një barrelë,është urgente,përgatitni sallën e operacionit.Ai mblodhi grupin e mjekëve e ju tha:- Duhet ta shpëtojmë këtë birë të një nenë,të një babai, që z’do duronin dot ,humbjen e tij.Aleksi i dëgjoi fjalët e doktorit dhe filloi të mendoj me vete. Njerëzit me shpirt të mirë ,egzistojnë kudo.
©️Albina Ceka autore Albania.

Vazhdon ….. në pjesën e tretë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.