E ndiej vetën me fatlum që nuk ma “volli” kush gjatë udhës përpara se unë ta beja dhëndër.
Ndorja ka qene bashkëudhëtare jetësore shekullore e shqiptarit. Marash Tuci i pa shoq, i pa përsëritshëm, ati dhe biri ndores shqiptare! I dashuruar si me askënd tjetër me një barrë të përgjegjësie artistike me peshë sa Cukalin Marsh Tucin e solla në panteonin letrar që e priste.
Ai vjen pas 215 vitesh i veshur me gjitha petkat që meriton një hero epiko lirik. Dilin dhe priteni në ketë nate të madhe pajtore, ai erdhi së bashku me fatosat Rac Ula, Bash Vata, Deli, Nika dhe Deli Meshi. Marsh Tuci sot ka me ju përshëndetë me të folmen e kohës së tij, të mbarsur me duhi dramatike.
Sa fort i ngazëllye u ndie sot Luc Brasha, ndërsa Ruadina bjeshkatare e mori grykë duke i dhuruar një buqetë lilash tue kujtue dashurinë e motit të shkuar. Marsh Tuci vjen si diell mes reve të mugta i ngarkuar si mali me borë me dimra historish dramatike. Marash Tucin e solla sot plot dashuri per dashuruesit e letërsisë.
Ai nuk i përket më Brashtës, as Shoshit por gjithëkohesise si ndorja martirë shqiptare