9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Në 96 vjetorin e lindjes

Në 96 vjetorin e lindjes

Një amanet i Martin Camajt

NGA GJON NEÇAJ

Në verën e vitit 1992, pak kohë pasi Martin Camaj kishte ndërruar jetë, në Temal të Dukagjinit erdhi vetë Erika, bashkëshortja gjermane e poetit. Dhe erdhi për t’u njohur me farefisin e bashkëshortit tashmë të ndjerë.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

Erika kish udhëtuar nga Gjermania, Lenggries, ndër alpet e Bavarisë ku prehej poeti, e deri në Bjeshket e Namuna.

Erika, në mes bisedave të tjera, ceku edhe një amanet të Martinit lënë në gjallje të tij. Ajo u kërkoj të afërmve të të shoqit një rrasë guri të Telumës së Temalit.

Një 80-vjeçar, bashkëfshatar i Martin Camajt, e pyeti Erikën se ç’ka i duhej rrasa e gurit e dheut të tyre.Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue në Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani, me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – Ma ka lanë amanet Martini. – u kish thanë e shoqja. – Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri vdes n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë dheun e vet, ka me mbetë i pakalbun se atë s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!

Dhe e shoqja ishte përgjigjur: “E dua një rrasë të katundit të Martinit me ia vënë te kryet e varrit të tij në Gjermani, si rrasë varri. Ma ka lënë amanet pak para vdekjes im shoq, se kështu e kishit pasë zakon në këto male, për qysh më ka thënë Martini. Kur më la këtë amanet, më tha se kur burri vdes n’tokë t’huj e nuk kalbet në t’vetën, nuk ka me u kalbë, se atë nuk e kalbë dheu i huaj.”

Të çuditur nga fjalët e Erikës që dinte zakonet si ata, mësuar prej Martinit, telumasit e Temalit zgjodhën një rrasë guri e ia dhanë me vete gruas gjermane. E ajo kështu kreu amanetin e të shoqit.

Rrasa e gurit e vendlindjes së Martin Camajt pushon te koka e varrit të tij me emrin shqip të poetit: “Martin Kolë Camaj, Temal 1925 – Lenggries 1992”.

Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue ne Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani… me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – “Má ka lanë amanet Martini.” – u kish thanë e shoqja. – “Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri dès n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë n’dhè të vet, ka mè mbetë i pakalbun se at s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.