“”””””””””””””””””””
PERENDIMI I DIELLIT NË DET…!
Sa bukur duket deti në perendim të diellit,
Ai ngjan me një lëmsh të zjarrtë në sfond,
Poeti i nxitur nga muza ngjyn penën të shkruaj,
Si piktori që pikturon në telajë diellin në horizont.
Aty ku valët përkunden me qetësinë,
Nën pentagramin e tyre zë gjumi princesh Adorën,
Bregu pushtuar nga plazhistët në gara mediatike,
Si kameraman e fotograf fiksojnë lëmshin e zjarrtë.
Buzë mbrëmjeve valët oshtijnë si avion,
Bregu ka mysafir miq që shijojnë jodin e detit,
Perendimi i diellit është dehës si vera e kuqe,
I zjarrtë nga çiftet që dashurohen si të marrë.
Peshkatarët hedhin grepin të kapin peshk,
Si te “Plaku e Deti” i Hemangueit,
Dielli ul rrezet e arta dhe struket pas detit,
Duke ja lënë vendin e tij muzgut të mbrëmjes së qetë,
Në këtë verë të nxehtë që djeg si prush,
Buzëmbrëmjet buzë detit ndriçojnë si yjet në qiell,
Nën hijen e pishave thithim aromën e rrëshirës,
Tek trokasim gotat, jeta rrjedh si lumë.
Nexhbedin Basha
24 korrik 2021, Plazhi Spillej