13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Nexhbedin Basha

EDHE 100 JONA! GËZUAR DITËLINDJEN!Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe plazh

Mirmëngjes miqësi!

Ju uroj nga plazhi Spillej, një ditë të këndshme. Kënaqësi është të pushosh pranë detit Adriatik me familje, miq e të afërm.

Dinamika e ditës mes njerëzve të dashur nuk ndjehet.

Çdo ditë nga një sebep na bashkon të gjithëve në kafenë e mëngjesit në barë kafen “Boomerang-GUEST”, buzë deti dhe në mbrëmje të pijmë nga një kanaçe birrë pa alkol e pije freskuese, në ambjentin e akomoduar enkas për pushuesit nga Hotel “Basha”, të cilin e frekuentojmë prej 10 vjetësh.

Me 22 korrik, mbesa Brunilda pati ditëlindjen, festuam sëbashku, një ditë më pas uruan daljen në pension të bashkëshortes sime. Sot me 24 korrik u mblodhëm të festojmë ditëlindjen e Jonës, bashkëshortja e djalit të vëllait Ermal Basha.

I urojnë Jonës edhe 100 vite të lumtura baba Kadriu, nëna Leta, teze Serja e Vera, daja Afrim me bashkëshorten Elvana, kushuri Besmiri, nipër e mbesa.

Jetë të lumtur Jona sëbashku me bashkëshort Ermalin dhe princeshë Adorën!

Urime!

Nexhbedin Basha

24 korrik 2021

“”””””””””””””””””””

PERENDIMI I DIELLIT NË DET…!
Sa bukur duket deti në perendim të diellit,
Ai ngjan me një lëmsh të zjarrtë në sfond,
Poeti i nxitur nga muza ngjyn penën të shkruaj,
Si piktori që pikturon në telajë diellin në horizont.
Aty ku valët përkunden me qetësinë,
Nën pentagramin e tyre zë gjumi princesh Adorën,
Bregu pushtuar nga plazhistët në gara mediatike,
Si kameraman e fotograf fiksojnë lëmshin e zjarrtë.
Buzë mbrëmjeve valët oshtijnë si avion,
Bregu ka mysafir miq që shijojnë jodin e detit,
Perendimi i diellit është dehës si vera e kuqe,
I zjarrtë nga çiftet që dashurohen si të marrë.
Peshkatarët hedhin grepin të kapin peshk,
Si te “Plaku e Deti” i Hemangueit,
Dielli ul rrezet e arta dhe struket pas detit,
Duke ja lënë vendin e tij muzgut të mbrëmjes së qetë,
Në këtë verë të nxehtë që djeg si prush,
Buzëmbrëmjet buzë detit ndriçojnë si yjet në qiell,
Nën hijen e pishave thithim aromën e rrëshirës,
Tek trokasim gotat, jeta rrjedh si lumë.

Nexhbedin Basha

24 korrik 2021, Plazhi Spillej

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.