
Jeta është si mushkë xanxare

Eh moj jetë, moj hileqare
Kot nuk t’thonë: je mushkë xanxare
Përshtjellohesh nëpër stinë
Jo rrallë herë humb dhe bukurinë !
Eh moj jetë, moj e sfilitur,
Anë e kënd me ke drobitur
Si kam shijuar ditët as vetë
Ikin shpesh siç ikin retë!
Kush mendon se je pranverë
S’ta ka ndjerë dhimbjen najherë
Kot s’të thonë: je mushkë xanxare,
Ndaj me del shpesh herë tinzare !
Ndalu moj, pa ndale hapin
Dhe vështrom edhe njëherë
Do tët’ sfidoj, moj e uruar
Se nuk lodhem asnjëherë !
Kuturu shpesh më përplas
Prap marr forcë për çdo ditë
Mushkë xanxare do tët’ thërras
Nuk me lodh, as s’më c’filitë!
Punoi SULBIE SHEHU
TIRANE/ ALBANIA /
“”””””””””””””””””””
E shijova detin
Buzë detit me valë
Rri pa folur asnjë fjalë
I mbyll sytë me qetësi
E shijova atë freski
E shijova detin pa fund
Leht mendimet mi përkund
Djemt notonin mbi valë
Vajza lodronte si ngjalë
Mendimet i kthjelloja
Sa herë që detin shikoja
Disa vinin të kulluara
Disa ëndërra të turbulluar
Sa bukur eee mrekulli
Të shikoja ato bukuri
Disa qeshnin e lodronin
Të tjerët në çadra pushonin
Autore
Elmira Tafa
26,,07,,2021
“”””””””””””””””””””
S’ka si ju
Vetë Zoti seç e dha
Si familja jo nuk ka
Të bashkohet qielli me tokën
Veç me ata e ke kokën
Ishte dielli edhe hëna
Sa bukur babai e nëna
Yjet ishin pranë e pranë
Motrat bashkë me vëllanë
Nipër e mbesa porsi vesa
Na u zbukurua tryeza
Sa të lumtur ishim sot
Gëzonim qeshnim me lot
Kështu u mbledhshim përher
Me prindërit kurdoher
Zemra të na bëhet mal
Të bashkuar çupa e djal
Autore
Elmira Tafa
25,,07,,2021
“”””””””””””””””””
U ngrita në mëngjes
Pakë me nxitim
Të uroja motrës time
Ditëlindjen plot gëzim
Lule të bëri ty zoti
Ndaj të solli në beharë
Flori zemrën t’a fali
Si trëndelina në majë
1@@vite yll t’mi gëzosh
Të uron nëna me babanë
Jetë të gjatë motër themi
Motrat bashkë me vëllanë
Nipër mbesa të urojn
Jetë të gjatë tezja jonë
Sa të lumtur jemi me ty
Të duam sa zoti e di
Autore
Elmira Tafa
24 ,,07 ,2021