TË DUASH – APO MOS TË DUASH..
Ishte një ditë e ftohtë Janari, fjollat e borës sapo nisën të vallëzonin si flutura të bardha,
e dalngadalë mbuluan pemët, çatitë e shtëpive nuk dukeshin më ,rrugët ,e gjithçka e mbuloi dëbora.
Ajo qëndronte në dritare me vështrimin tretur diku larg tej horizontit.. dhe u shkri në bardhësinë e borës.
Sytë e saj përqëndruar në një pikë, mendueshëm thellë në brendësi të tyre, diçka fshehur mbanin, diçka që në heshtje me heshtjen fliste…
Çuditërisht sytë janë të vetmit që shprehin
ndjenjat e brendëshme.
Dhe sytë e saj ashtu përhumbur, herë qeshnin, e herë binin në mendime…, sikur
përfytyronin apo pikturonin portretin e një
një njeriu , që kish lënë brenda tyre imazhin
Qëndrimi i saj në dritare dhe bukuria e saj
të bënte për vete , një rreze dielli e mekur që
sfidonte të ftohtin e akullt…
Sytë e saj jeshil ndrronin ngjyrë me kohën
këta sy që mbanin në vete trishtimin ,e nën qerpikun e gjatë e të dendur si streh fshihnin lotin.
Loti në syrin e bukur të një femre duket si
margaritarë që rrezaton fytyrën e saj.
Vall ç’mendonin ata sy , brenda tyre ç’ndjenja fshihnin?
Ajo ishte e dashuruar ,në sytë e saj lexohej historia e një dashurie, që kishte trokitur në zemër dhe kishte pushtuar gjith
qënien e saj , ajo dashuronte me sytë e shpirtit .
Priste një sinjal të ndizte tik-taket e zemrës ,
priste që ai të vinte të ngrohte shpirtin e saj , priste të vinte tek ajo dashuria..ajo dashuri që atë e kish bërë të lumtur.
Dhe ai ishte i dashuruar pas asaj , por kurr si tha “të dua”, kishte luajtur me atë, duke i falur aq shumë dashuri.
U largua nga ajo pa menduar se do vriste një zemër .
Mbase ajo ishte gabuar në dashuri, apo ai nuk ishte treguar inteligjent për të kuptuar dashurinë e saj.
Në sytë e saj mundeshe të lexoje gjithë ndjenjat ,në këtë ditë të ftohtë Janari
ku zemra e saj ngrohte këtë akullnaj.
Dhe ai do të vinte fryma e saj e ngrohtë
do shkrinte dëborën e do ti hapte udhën drejt dashurisë që e priste, ai kishte gabuar, apo ajo ishte dashuruar gabimisht ?…
Sytë në thellësi të tyre din të shkruajnë atë
që flet shpirti ndjenjash trazuar , shprehin dashurinë, që hedhur rrënjë nis trungut të lëshojë lastarë…!!.
shpresa dhima@@