16.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Mirela Ropi

DËSHMITAR

Nëpër plantacione
Shpirti digjet ,s’ka shpresë
Rrugë e gjatë hiri mbeti
Fundin vendosa vetë
Luftova t’i mbaja gjallë
Sa munda ato ndjenja
Çuditërisht mbeta me faj
Tani ,vdekur përbrenda
Ç’duhet plus një libër
Kur “Dashuria ka shpirt “
T’i e nxore para meje
Lutesha unë ,ti tundje gisht
More ato që pata,
I papari guximtar
Bardhë e zi tani kopertina
Mërzinë ,fut në sirtar
S’mbeti ,valsi i dashurisë
Netëve poetikë tretur si vaj
Kala shkretuar mes vetmisë
Dashuria përpelitej i vetmi dëshmitar !

Mirela Ropi

“”””””””””””””

MANTEL FLUTURASH
Sonte ,dua pak përkëdhelje
Dhe veshit lehtas një pëshpëritje
Muzgu të kthehet,pranverë qetësie
Krahëve ,mantel fluturash në pritje !

Dashuria gëdhend dy emra

Shpirtrat bëhen një

Tavolinë malli nga zemra

Dëshirë zbukuruar që mbeti pa zë !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.