10.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Anita Hoxha

Mikja ime !

Këtë fillim pranvere, u takuam përsëri
Nuk kishte më inate, me vitet ,ishin shuar…
Kujtuam ditët e bukura, kur ishim fëmijë
Dhe fushën e vogël, me luledele mbuluar.
Kujtuam lumin, kur frynte ajo erë e lehtë,
Ato pemët e ullirtë, që ishin përqark,
Ndërtonim varka letre, sikur të ishte det,
I mbushnim me ëndrrat tona, t’i çonim larg !
Atë, ditë e mban mend, kur pamë dallëndyshen e parë,
Nga gëzimi, fluturuam, tham : – Erdhi pranvera !
Dhe kërkuam per manushaqën, nga dimri i tharë,
E për atë folenë në ballkon, ku kthehen ngahera…
Ku prisnim perëndimin e diellit, deri vonë…
Kur ditët tona vraponin, sikur të ishin një lojë !
Unë, netëve të mia, sjellë ndër mend gjithmonë,
Sa u lumturuam të dya, kur pam një xixillonjë !
Pranverat tona, mikja ime, kanë mbetur larg,
Ajo fusha me luledele, nuk është atje më …
Një ditë mbiu papritur, një pallat i madhë…
Ato luledelet u shtypën. nga ne s’mbeti asgjë ,
– Mos kërko më kot, o mike, këtë pranverë !
Gjurmë të fëmijërisë, sdo gjesh askund !
Ka mbetur vetëm ai lumi, ku fryn mbi të një erë,
Ato varkat, mbushur ëndrra , akoma i përkundë !

Anita Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.