12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Kujtim Mateli

Edi Rama e nxori Shqipërinë nga gardhet e politikës primitive drejt vizionit të Shqipërisë europiane

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Tani bota, ndryshe nga një shekull më parë, i ngjan një shtëpie të përbashkët. Ndikimi pozitiv i një kombi ndikon pozitivisht edhe mbi popujt e tjerë të cilët e paraqesin veten e vet ne këtë bashkësi vlerash ndërkombëtare me anë të udhëheqësve të vet politikë dhe dijetarëve te fushave te ndryshme.

Shqipëria në këtë dhjetëvjecarin e fundit mendoj se qëndron në pikën e saj kulmore që ka shënuar në jetën e saj politike. Kryeministri ynë, Edi Rama, me mendimet e tij politike, me aftësinë e tij brilante komunikimit, ka bërë që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht në rafshin global dhe veçanërisht në atë euro-atlantik ku prania e kryeministrit tonë është dinjitoze.

Politika e jashtme e Shqipërisë është në nivelin e saj më të lartë, si urë përbashkimi midis poujve ballkanikë, që ende disa vende vazhdojnë me mentalitetin e shekujve të kaluar. Shqipëria po bëhet shembull se si popujt mund të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë midis tyre për të mirën e popujve ballkanikë, ku secili popull të ushtrojë veprimtarinë e tij politike dhe ekonomike që t`i shërbejmë njëri-tjetrin dhe të përfitojmë nga arritjet e njëri-tjetrit.

Në këtë botë globale duhet të përforcojmë interesat e vendit tonë, të jemi shembulli se si popuj të ndryshëm mund të rrojnë në harmoni dhe në veprime të ndërsjella dashamirëse, duke rrëzuar përtokë mentalitete të tejkaluara që popujt kishin midis tyre duke e parë si armik njëri-tjetrin. Nëse Ballkani po ecën përpara në këtë drejtim, një meritë të veçantë ka edhe kryeministri ynë Edi Rama, me sjelljen e tij të qartë politike dhe me lartësinë e tij të admirueshme intelektuale.

Ne shqiptarët jemi kryelartë që vendi ynë prodhoi një kryeministër të përmasave evropiane, që problemet me fqinjët i nxjerr në dritën e diellit, që së mirës i thotë e mirë dhe së keqes i thotë e keqe, që i ka kthyer shqiptarët në vëmendjen e politikave te vendeve evropiane. Te jemi mirënjohës, kryeministri ynë EDI RAMA.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.