Emigrantët në udhëkryqin e mëshirës së fatit!
24 qershor 2021!
(Kryesisht ata në Greqinë raciste antishqiptare.)

Përvoja ime personale me emigracion në Greqi është e hidhur si e çdo njërit prej jush. 17-18 vjet studime, të mesme e të larta, punësim, pagesa taksash nga unë e familja në Greqi sërish pa asnjë lloj dokumenti personalisht dhe familjarisht!
Padrejtësia e shumëfishtë nga qeveritë antishqiptare në Tiranë (pd, ps, lesheli shpk) në b/punim me ato në Athinë ishin frymëmarrja për krimin e organizuar të shfrytëzonte emigrantët financiarisht në të gjitha nivelet e institucioneve.
Indiferenca e politikave të Tiranës i jepnin lirishmëri veprimi krimit në b/punim me autoritetet Tiranë/Athinë që të vepronin pa u ngacmuar në lidhje me tarifat e dokumentave fallco dhe ato të rregullta në bazë të çmimit.
Nëse paguaje shumë i merrje të rregullta, nëse paguaje pak i merrje fallco për një farë kohe.
Të gjitha palët dilnin të fituar përveç emigrantit që ishte i shitur nga të gjithë.
Eksperienca ime ashtu si juaja në lidhje me dokumentat është një thriler më vete.
Familjarisht u larguam nga Berati në verën e ’92it për në Greqi. Fillimisht në Lutraki me vllain dhe babin pastaj u vendosëm në Athinë ku qëndruam deri në 2008ën (unë) dhe 2009ën (prindërit).
– Në shtator 1992 për t’u regjistruar në shkollë na kërkuan vërtetimin e pagëzimit nga kisha e lagjes, pa të nuk mund të regjistroheshim. Koha ishte shumë e pakët për të marrë dokumentat e largimit të shkollave në Berat, për të gjetur dy nunë, të organizonim pagëzimet tona dhe gjithçka tjetër brenda javës. Prandaj nunja jonë pasi bëri një sherr me priftin më pas ai pranoi të na pagëzojë të dyve brenda ditës duke pasur të njëjtin nune. Një praktikë e tillë ishte e palejushme dhe jashtë rregullores së kishës për pagëzimet.
– Më pas Rinovimi i dokumentave ishte një ferr më vete.
Në 1995ën për arsye (speciale) shkolle më dhanë “Adia Paramonis” – “leje qëndrimi” 2 (dy) vjeçare. Ky ishte një problem më vete, sepse më pas pavarësisht se, isha me dosje shqiptare më kërkonin të “shkelja” ligjin ndërkohë që, ishin të vetëdijshëm për këtë te Asfalia në rr. Aleksandra. Në të gjitha rastet që kërkoja takim për sqarimin e dokumentave të mia më kthenin të njëjtën përgjigje me javë, muaj se duhej të merrja një vërtetim te “Omonia” në Gjirokastër, fundja edhe të paguaja 5 mijë -10 mijë dhrahmi në atë kohë. Sipas tyre dhe dokumentit që kisha më takonte karta e identitetit grek. Unë u shpjegoja se, nuk jam greke, as voriolesh, por ata më përcillnin me të njëjtën përgjigje nëpërmjet sekretares pa më pritur në takime.
Ky dokument që u mor për lehtësinë e një udhëtimi javor në ’95ën nëpërmjet shkollës m’u bë ferrë nëpër këmbët e mia përgjatë jetesës sime në Athinë.
Më pas doli ligji që të regjistroheshin të gjithë shqiptarët, 1998/2000. Në këtë valë regjistrimesh shkova edhe unë. Më hidhnin e përcillnin sa nga njëri te tjetri se nuk m’i pranonin dokumentat, te qendrat e regjistrimit. Dilja me dosje si voriolesh dhe duhej të shkoja te Asfalia dhe Ministria e Rendit. Pasi u rregullua kjo pas disa muajsh lartë e poshtë më regjistruan si shqiptare pas afro 8 vitesh në Athinë. Nuk mjaftonin të gjitha këto sorrollatje, por duhej të përballeshe edhe me talljet e të gjitha palëve. – Grekët më ktheheshin, gjoja më përkëdhelnin egon, superioritetin, inferioritetin me fjalët; “ç’ne ti të ngelesh pezull? Ti s’dukesh si shqiptare, dukesh si greke, përse nuk merr vërtetim në Gjirokastër dhe fle mëndjen me dokumentat?”
Këto fjalë nuk e di, por më acaronin marrëzisht.
– Shqipfolësit nga ana tjetër thoshin, – të ishim ne në vendin tënd s’do e diskutonim fare, kur paske këtë fat të zgjedhësh.
Se çfarë fati ishte ky një zot e dinte se unë s’e kuptova kurrë.
Vazhduan vitet me lejet 6 mujore si shqiptare që kur i merrnim ishin të skaduara dhe duhej të jetonim, studjonim, punonim me vërtetimet e dorëzimit të dokumentave.
Kjo ishte një tjetër çmenduri më vete që krijonte probleme pa fund në punë. Por, ishte një mundësi e artë për krimin dhe autoritetet të fitonin shuma të mëdha financiare me shitjen e dokumentave të rregullta (3-5 mijë€) dhe ato fallco (150-300€), ndërkoh që tarifat zyrtare varionin sipas rasteve problematikave nga 50€-500€.
Imagjinoni shifrat e korrupsionit që qarkullonin për qindra mijra shqiptarë në këto dekada nëpërmjet këtyre mënyrave të përfitimit të dokumenteve. Miliarda euro çdo vit rigjeneroheshin nga dokumentat Tiranë/Athinë që reflektonin lluksin e korrupsionin në të dyja anët e kufirit në kurrizin e emigrantit shqiptar.
Krim i paramenduar shtetëror!
Tradhëti kombëtare!
Krim dhe struktura të organizuara (grupazh, banda).
– Rreth 2000it së bashku me vllain n’a nxorrën në Komision në Min e Rendit. Bashkë me ne erdhi edhe Babi për të na mbështetur dhe për të na udhëzuar.
N’a pritën në komision në një sallë me tavolinat në formë U-je me 18-20veta (ata flisnin, unë i numëroja). Habi më bënte sesa shumë ishin kundra nesh!
Një sulm i papreçedent ndaj të dyve për origjinën, studimet tona në universitet privat dhe sidomos atë Amerikan (kjo i acaronte jashtë mase) dhe pas shumë pyetje përgjigje tendencioze, lojë fjalësh, nënkuptime ofenduese, në fund na ktheheshin; “s’keni ç’i doni dokumentat meqë keni lek mund të qëndroni me viza studentore nga Tirana”.
Ky ishte vendimi! Vëllait që ishte mashkull i ishin qepur civilat prej javësh për ta kthyer në Tiranë, e kthyen, u pajis me vizë studenti dhe erdhi. Ndërsa me mua, meqë isha femër nuk më “përcollën me eskortë”, por më bënë një lëshim për kthimin me makinë policie dhe më kërkuan pajisjen me vizë sa më shpejt e të ma nisnin nëpërmjet shkollës.
Punë dhe shkollë me dokumenta të skaduara dhe pa dokumenta. Shkolla duhej mbaruar, pagesat duheshin bërë, duhej të punoja dhe nga ana tjetër me një ankth të vazhdushëm për dokumentat e skaduara, rinovuara, refuzimet e vërtetimeve.
Punonim dhe s’paguheshim. Punonim dhe na shkelnin të drejtat. Punonim dhe na shfrytëzonin në maksimum.
Herë i denoncoja e herë ngelesha pa punë dhe pa punë s’merrja dot lëndët e simestrit. E kështu kalonin vitet. Nëpër zyrat e regjistrimeve qëndronin përfaqësuesit e krimit shtet dhe banda. Afroheshin kujtdo që dilte i pakënaqur dhe ofronte këmbimin e shërbimit për aq sa ofroje.
Një biznes miliarda dhrahmish dhe më pas euro që zinxhiri ishte ambasadat, konsullatat shqiptare me krimin dhe strukturat greke.
Lek kërkonin të gjithë. Pagesa për regjistrimet, pagesa për analizat, vërtetimet, përkthimet, vulat apostile nga të dyja palët.
Më pas të vinte refuzimi. Këta që refuzoheshin peshkoheshin nga b/puntorët e nënpunësve të shtetit që për çmime të caktuara të jepnin dokumentat. Në varësi të tarifave.
Emigranti në mes shpartallohej nga të dy shtetet pa mëshirë në emër të parasë dhe korrupsionit.
Çmenduri!
Berishizmi pd, ps, lesheli shpk ka ndikuar në çkombëtarizimin e kësaj popullsie.
Lodhja, sorrollatja i sillte deri në pikën të ndërronin identitetin, kombësinë, prindërit, gjyshërit, toponimet e vendlindjeve, çertifikatat e ndryshuara me vendime gjykatash në shqipëri, pashaporta me të dhëna të pasakta, të ndryshuara për mbijetesë në emër të lluksit të qeverive në Tiranë dhe Athinë që u vendosën në këto tre dekada padrejtësie.
Në fund të rrugëtimit tim të emigracionit më të pamëshirshëm, të paktën unë dola e pa cënuar nga berishizmi antishqiptar në Tiranë dhe në Athinë, por s’patën të njëjtin fat me mua qindra mijra të tjerë emigrantë që u asimiluan dhe u shndërruan në grekë.
Në fund të fundit unë ika, shpëtova, por çfarë shpëtova, çfarë fitova?
Asgjë!
Kishe fat?!
Çfarë fati? Asnjë fat! Fatin e bëra vetë nëpërmjet vendimeve të mia që më kushtuan shtrenjtë rehatinë, qetësinë, shkollimin, punësimin, shoqërinë, marrëdhëniet intime dhe gjithçka që mund të krijojë njeriu në jetë.
Në fakt, pata vetëm arrogancën, kokfortësinë time kundër të gjitha palëve, shtetit, pushtetit në Tiranë/Athinë, krimit, miqësisë, shoqërisë, punësimit kudo ku gjendesha.
Këto vendime më kushtuan shumë ndër vite marrë nga këndvështrimi i përfitimit të jetës suaj. I kuptoj përse dorëzohen njerëzit në emigracion. Lodhen!
Prandaj mohojnë veten për të shpëtuar njëherë e mirë nga torturat e institucioneve të krimit të organizuar nga Tirana në Athinë.
Eh, sa herë jam lodhur e dorëzuar, sa herë jam acaruar dhe refuzuar, zhgënjyer dhe mashtruar nga këto palo institucione që u marrin shpirtin emigrantëve, sepse shteti i tyre antishqiptar i mohon, i shet, i trafikon, i dhunon, i përdhunon, i grabit, i mashtron, i rrjep, i nënshtron.
Çfarë të presësh nga racisti grek kur të sulmon shqipfolësi?
Eh, punon në Greqi si sllav, paguan detyrimet shoqërore me dokumenta të rregullta e fallce, pa të drejta mbi to kur të vijë dita e pensionit, ndërsa në fund merr shqelmin në fyt nga Tirana deri në Athinë!
Padrejtësitë e shtetit grek ndaj emigrantit shqiptar janë të tmerrshme e të panumërta. Këtij tmerri duhet ti vijë fundi një herë e mirë duke u çjerrë maskën grekëve në të gjitha instancat ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Shumë duhen bërë në këtë drejtim, por berishizmi përveç korrupsionit ka lënë litarin jashtë varrit të tij politik tridhjetvjeçar. Duhen mbyllur njëherë plagët e mëdha që ka lënë me Kishën Shqiptare nën kryeagjentin grek janullatosin, Ligjin e Luftës me Greqinë të një shekulli më parë, ndarjen e detit në Hagë (alibi e qeverisë greke ndaj elektoratit të saj fashist e antishqiptar për të “pranuar” humbjen e miljeve të përcaktuara nga ligjet ndërkombëtare).
Pas zgjidhjes së tyre mund të shkosh në çështjet e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, çamëve/arvanitasve në greqi e të tjera. Vetëm kështu mund t’u tregosh vendin grekërve për politikat e tyre antishqiptare që e kanë rrënjën e tyre nga marrëveshjet e berisha/meta/nano/rama nën tavolinë.
Ky është tmerri që kam kaluar, jetuar në emigrimin tim 17/18 vjeçar.
Satelit njerëzor, e mohuar në vendlindje dhe e padëshiruar në vend të huaj.
Fati i emigrantit!
“Na shesin të Tiranës për të na rrjepur të Athinës!”
Kaq e thjeshtë!
Foto ilustrim; kolazh fotosh nga dokumente të ndryshme në Athinë, libri i shëndetit të punës, leja e qëndrimit si vorioleshe, vërtetimi i pagëzimit, kopjo nga pagesdorëzimi i taksave, kartela e “ensimave” – kontributet shoqërore nga puna.
Ps. Amon, mos filloni ato komentet tuaja bajate, pa llogjikë të sheshta e sipërfaqësore se, edi më i miri.
Edi në këtë rast në politikën vendase e rajonale është thjesht masha. Masha duhet për një farë kohe për mos të djegur duart. Çështja është kush mban mashën?
Kush qëndron pas mashës dhe atij që mban mashën?!
Ti??
Ç’ne unë amon. Mo pirdhni nga koka amon. Kush ma var mua, berishizmit, edit, juve në DASH!?
Thirrini kaplloqes!
Masha gjithmonë ndërrohet sipas modelit që del në treg, por funksionimi mbetet gjithmonë i njëjtë.
Në kuptuat ju, unë e pres thela thela te sheshi me dëshmitar Gjergj Kastriotin.
Thellohuni në çdo gjë që lexoni të uruar, mos përtypni tallash!
E lexuat deri në fund?
Mooos!
Jeni për medalje.
Madje e keni kuptuar?
Jeni për t’u duartrokitur.
Keni filluar të ndryshoni ndopak vendimarrje?
Atëherë, keni tejkaluar vetveten!
Kujtesë;
Një i njohur regjizor i emisionit “Ora midhen” (njiheshim se kisha qënë e ftuar para 15 vitesh në emisionin e tij për një vrasje/grabitje policësh) në “Alfa tv” para afro 10 vitesh më kërkoi të paraqisja rastin tim në televizionin grek për këtë veçanti të sorrollatjes dhe koklavitjes së dokumentave. Ndodhesha jashtë Greqisë dhe ishte e pamundur pjesëmarrja ime, megjithatë rastin ia dërgova hollësisht në inbox, por e donin live/drejtpërsëdrejti fizikisht në emision. Nuk u realizua!