23.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Në xhiron e mbrëmjes.

Kam dalë për xhiro, nga Një Maji ec,

Femrat më të bukura, janë në Poradec,

Tek shëtisin, dritë mbushen trotuaret,

Me sy, djemtë i ndezin, o u shuajnë zjarret.

Ku shkel këmbë e tyre, trëndafila çelin,

Tak e tuk maj takash, tinguj violinçelì,

Sinfonia dehëse, shpërndahet në natë,

Çupkat vallëzuara ,si në varg të gjatë…

Me fustane fresku, hollë trupit mbështjellë,

Fundet përmbi gju, gjokset gjith tantellë,

Ty moj syçkë shkruar, veshur dekolte,

Lermë në mes të gjinjve, të ngre një fole,

Si trumcak do fshihem, të pushoj, të fle.

Ca me flokë të gjata, ca shkurt flokët prerë,

Ca mbledhur përpjetë, kapur me karfica,

Sikur tja u prek pak… trupi gjith mornica!

Pa, si mbushin xhiron, aromë manushaqe,

Derdhur gjithë parfumet, mbi flokë dhe faqe,

Dalldisur pas tyre, mbrapa se çu shkoj,

U thith gjithë parfumin, pa nis i përgjoj,

Pa seç e zgjedh njërën, nis e ëndërroj,

Se çmë gërryen përbrenda, nis e dëshiroj.

Pa kërkoj dhe çupat, ndjekur dhe më parë,

Vallë a janë këtu, apo kufijve matanë?

14/8/2021 RSH

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, i ulur, syze dielli dhe ambiente të jashtme

Piqu rrush, piqu.

Gusht, piqe, ëmbëlsoje rrushin, më shumë se vjet,
Të mbushen koshat plot, shtatori ta vjelim po vjen,
Të derdhet vera “mot më shumë” traditë në qytet,
Ti nisim urimet,dhe gotën e parë ,ta pimë për shëndet.
Piqu rrush, piqu, mbushe Poradecin me aromën tënde,
Na jep atë musht qelibar, vajzat ta pijnë me qef e ëndje,
Me djemtë të kthejnë gotat, të qeshen, dehen, e tërbohen,
Le ti rrëmbejnë qefet kësaj bote,le të puthen e përqafohen.
Piqu rrush, piqu, të presin poradecarët tek kazani i rakisë,
Pa le kur pikëlon pikë e rakisë,si lot kristali nis të buhisë,
Dhe gotën e parë, e provon dhe e pi i pari, i zoti i shtëpisë,
Bardhaçkën e parë, e zbraz me “bromb” mes shoqërise.
Ah si pikëzon rakia, me ca lot malli nga bulëzat avullore,
Dhe pik, pik…këngëzojnë e vallzojnë bulëzat argjëndore,
E mbushen bardhakët, e zbrazen, me meze, me muhabete,
Me dolli pihet në dasma, gëzime, qefe, e lloj lloj sebepe.
Po vera, ah ajo verë buti, që derman si bën etjes,
Pi gotë pas gote, bëhesh trim, si trembesh vdekjes,
E gjerb me kënaqësi dhe vetë gota nuk pret gotën,
E ndihesh si Aleksandri i madh, të pushtosh gjith botën!
Po gjaku, si ndizet, mendime mëkatare shpirtërore,
Buisin dhe shkumëzojnë dëshira kënaqësie djallëzore,
Dëshira të papërballueshme, mendime çakërdisur,
E pi, e dehesh, e shkrehesh, e pi përsëri si i krisur.
E mbytesh në botën e dehjes, me butet boshatisur,
Në atë botë ku femrat cipëplasura vjedhurazi hynë,
Nga joshje e tundim mëkataresh, mbetesh pa trymë,
Ah këta mëkarë…”zjarrit” të shejtanit seç i fryjnë!

17/8/2021 RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.