23.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Nikolle Loka

SANXHAKU PARA SHTATËDHJETË VJETËSH
Që të kuptosh të sotmen dhe të parashikosh të ardhmen, duhet të kuptosh të kaluarën.
Relacion i Bedri Pejanit për Ministrinë e Tokave të Lirueme
Situata gjeografike.
Në mes të lumit Lim dhe vijës së vjetër të kufirit turko-serb në Senicë në njërën anë dhe qyteteve të Prepolit dhe Mitrovicës në anën tjetër, shtrihen tokat e tri nënprefekturave të ish Vilajetit të Kosovës: Pazarit të Ri, Senicës dhe Rozhajës. Kjo trikandëshe ndahet prej Peje me nji varg malesh jo të nalta; prej Mitrovice me malin e Rogosnës. Pra, në dukje njenia gjeografike e trikandëshit me Kosovën dhe me Shqipninë nuk shfaqet fare në rregull. Mirëpo në realitet, kjo njeni asht shumë ma e rregullt se ajo e Shqipnisë së 1913-ës me fushat dhe luginat e Kosovës Lindore. Fitimet e njenisë gjeografike këtu sigurohen nga rruga automobilistike Senicë-Pazari i Ri-Mitrovicë dhe Rozhajë-Pazari i Ri-Mitrovicë, kurse krej trikandëshja lidhet me Pejë, Gjakovë e Prizren nëpër Grykën e e Zhlebit, e cila ka një gjatësi prej 10 km dhe asht dora dorës e praktikueshme për kambësorë e kalorës, bile verës dhe për qerre. Përveç këtyne dy mjeteve të komunikimit, asht dhe hekurudha Mitrovicë-Rashkë, e cila mundet të lidhet me Pazarin e Ri, fare lehtas, me nji kthesë prej 10-15 km. Shkurt, ku ka mungue natyra, ka punue teknika moderne.
Situata demografike.
Trikandshja në fjalë ka pas në kohë të sundimit ottoman nji popullsi prej 140 mijë frymë, sipas statistikave turke. Kjo situatë demografike nuk ka ndryshue, veçse në nji mënyrë fare të pashënueshme për dy arsye kryesore: Regjimi jugosllav nuk ka pas ndonji mundësi politike për me instalue kolonë sllavë, pse këto kolonë i duheshin për fushat dhe luginat e Kosovës.
Gjatë këtij rregjimi, kjo trikandëshe nuk ka pas ndonji dam shumë serioz si sëmundje epidemike, shfarosje katundarësh me grumbuj, apo emigrim turmash. Emigrimi ka qenë jo i shënueshëm dhe asht shpërblye deri diku prej lindësisë, kurse për arsye të ndryshme politike, rregjimi i shfarosjeve nuk ka mujtë me u instalue me të gjitha mizoritë që kanë qenë në modë edhe këtu.
Simbas informacionit të marr në vend prej njerëzish, në këtë trikandëshe jeton nji popullsi prej 140-150 mijë frymësh. Kjo popullsi ndahet si pason:
Shqiptarë 60-62 mijë.
Shqiptarë sllavofon(që e kanë humb gjuhën shqipe) 10-13 mijë.
Boshnjakë 30-35 mijë.
Serbë 40 mijë.
Gjithsejt bajnë 140-150 mijë.
Shënime me randësi.
Popullata thjeshtë shqiptare në shumicën e saj dërmuese formon nji bllok, mu në zemër të trikandëshit. Krejt Peshteri ka një njeni gjeografike të shqueme me 15 katundet shqiptare; Rozhaja me krahinën thjeshtë shqiptare të Tutinit, rrethi i mëhershëm i Pazarit të Ri.
Shqiptarët sllavofonë ngjiten me këtë bllok në rrethe të Rozhajës dhe në qytetet e Pazarit të Ri dhe Senicës. Ky element, megjithëse ka bjerrë gjuhën prej krushqive me boshnjakë, i ka mbajtë me nji zili të çuditëshme zakonet, kostumet, ndjenjat kombëtare, tu i ruejt dhe traditat e origjinës së tyne. Meriton të shënohet se ky element do të mundet me e rifitue gjuhën shumë shpejt, pse ma shumë asht në kontakt me krahina thjeshtë shqipatre dhe ka lidhni prindnore nëpër këto krahina.Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Nikolle Loka, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë
Popullata serbe, me shumicën e saj dërmuese banon në nji rrypinë që zgjatet në mes të qytetit të Senicës dhe të Pazarit të Ri nga njena anë dhe prej vijës së vjetër të kufinit turko-serb nga ana tjetër. Në këtë rrypinë nuk ka popullata shqiptare, shqiptarë sllavofonë apo boshnjakë. Krejt rrypina asht serbe, pra nuk ka asnji pengesë gjeografike për tu bashkue me Serbinë e të nesërmes. Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë, natyra dhe qiellI vetmi pengim qi na paraqitet asht se tokat e kësaj rrypine janë të shqiptarëve dhe të boshnjakëve dhe serbët janë vendos aty si çifçinj. Në qoftë se reforma agrare grabitëse jugosllafve do të njifet e anullueme qysh prej ditës së lirimit, na mbetet ne halli i rregullimit të pasunisë private të shqiptarëve dhe boshnjakëve, çdamtimi i pronarëve të kësaj prone, e cila asht siç kuptohet, shumë e shënueshme(dallueshme).
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.