9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Mirvet Mehmeti

Me u fsheh prej të nxehtit të atij gushti kur ke lindur ti, u deshte me nejt në pishin, tanë ditën, nisur nga qershori e korriku. Posa kthehesha në shtëpi anjesha menjehere, të thuesh, e kam lanë pishinën zgur. Azilhajmi ishte pa kulm, i mbuluar me një tavan saloniti, i cili ishte ba saqë diellore… Dhoma, ” një dhomë ma, në dham me e majt”, sikur do thoshte adashja ime që vetem muri na ndante. Kalonim aq mirë sa që një ditë e përvlonte qajin ajo, një ditë une.
Ishin afruar ditët e lindjes, lëviza orendit me pastru dhomën, nxora tepihin në oborrë me e la… Sa e ula me ujë e detergjent, u duk vëllau im vogëli në oborr. Ishte katrëmbdhet vjec, i gjatë me trup, sa une… Tepihi ishte tip halie e schpermüllit*, me do nuanca prej të kaftës bajate, por me e fërku ndërmjet thekëve të shpeshtë e të egjër donte takat burri… Jo që s’mujsha vet, kam lindur me një forc natyrore që motrave të mija ju mungonte.
E njihja buzqeshjen e I., ironike dhe nëncmuese që e kishte nxjerr në dritare prej ku na shihte me të vëllain e vet nga kati i dytë. ”Fërkojeni mirë, mos gaboni me i lanë kund shej! ..se po ta kaj nanën ty, cka po rrin aty po këqyr”, qeshi edhe i vëllai B…
Mua mu ngjitën flokët përpjetë, si rrall here, e shava me nanë. Ai e mërtisi qehren, i shtrëngoi dhamt e nxorri damarin e shtir në ball, dhe ndër gjeste me dha me kuptu atë të heshturën e tij duke e lëvizur kryet, ”sa të shkon ky, të kallxoi une ty”…
Vëllau, e vari vetun tepihin në murin e oborrit edhe s’me la as me prek, e shpërlava vet me atë zorr uji që rridhte taman si zemrimi jem kur s’më bahet ma vonë për kurgjo…
Kur hyra mrena, i vellai s’doli përjashtë me ju hjek idhnimi, jo, doli me na lanë vet. E.. ”dy duar për një krye!”… Vec një shkelm ka mujt me rrok beben tem, që në këtë moment është vec e jemja… Asnjë grusht s’guxon me i ra, asnjë dhimtë s’guxon me prek, asnjë civit… Vec ndjenjën tem ka mujt me ndje, edhe zanin.
Interesant ka qenë që zani jem nuk dëgjohej përtej murit ivericë te familja shqipëtare, as në dhomën e boshnjakëve që vetëm kuzhinën e kishim ndërmjet, as shkallëve në katin e parë te familja tjetër po nga Bosnja… Askush s’më pyeste për këta, askujt edhe si rrëfehesha.
Unë brimat e tilla i dëgjoja edhe pas mureve të betonuara, të banesës së re ku jetonin prindët e mi, jetonte një familje ruse. E solla numrin e policisë në telefonin e shtëpis dhe akoma pa e lëshuar mirë receptorin ata u dukën në derën ngjitur derës së tyre. Pasi i drejtova në derën e duhur, derën e hapi rusja e qakërdisur, në fytyrë e mbante atë qehrën kur përpiqesh të normalizosh muskujt e përzier me dozën e lëndimit edhe zemrimit, që më shumë asht shpirtnore se fizike, por se nxjerr dot asnjë buzëqeshje, sikur të i ishin fshehur ato në fundin e bunarit të jetës.
Unë i njoha zërat e mbytur të goditjeve, zërat e mbytur të britmës të cilëve unë do tu jepja liri vetëm kur do të isha në shtëpin time, sepse, zëra të till kycen vetvetiu po qëlluat diku mysafir e nuk bajn as ”pip”. Krejt këto ngjyra zërash të mytun që i njoha mbetën prapa thënjes gjermane me akcent rus, ”Vec jemi grindur!”…
E cka ka të baj grindja me flokët që janë shkujdesur n’krye, civiti n’sy që rastësisht të ngeli pse je goditur për dollapave të kuzhinës, dhimbjet e trupit që mund të keni rrëshqitur shkallëve prej pahiri… Sytë e skuqur? Ah, harrojini, sapo keni qirue kep, ndoshta jeni edhe me grip…
Qe një shembull. Duke dalur nga banesa e prindërve, me lëshoi njëri gju, dhe rash shkallëve kah ana e pjerrët. Me saktë, këmbët më mbetën në shkallën e naltë e duartë në të poshtën, po sikur te beja stervitjen e quajtur ‘planka’Te banesa e vjetër ishin gjithsejt pes shkallë për te dalja.. Instikti për të mbrojtur foshnjën, të jep reflekse të natyrshme, mos them akrobate. As mu prek barku në shkallët. Po mos kishte qëllu nana duke me parë pasi më kishte përcjellur, askush tjetër s’do të besonte se jam rrëzuar vet.
Ashtu dola nga shtëpia edhe unë, si një brim që ka mi ba njëzet minuta udh. Nuk ka barrikad që më ndalë kur e baj menen qyk. Qyka jeme m’ishte que araz mi kokë. Gjermanët janë puntorë, në këtë kohë janë nëpër puna. Nuk janë badihavgji si na me u njek rrugës, ”Kthehu po t’thom!” , ”Kuu?”, ”Te nana po don me shkue,a?”, ”S’guxon me shku!”…
U ba kjo punë e madhe dhe problem familjesh. Unë isha vetëm me ato rroba vesh. Pas disa dite, Po shkoj n’shpi me i marrë rrobat, thashë…
– ”Ka me të cmen baba yt kur të vjen prej pune, mos shko, se si besohet t’pabesit”… m’foli nana.
– Nuk asht ai n’shpi në këtë vakt, e kam qelsin tem…
Vëllau i vogël, mu ngjit pas, sado që insistova me shku vet.
– Me ba me kanë aty, të rreh…
– Hajt bre mos ki dert, se ja di vaktin unë atij… Ai s’rri n’shpi tanë ditën…
– Mirë, tu ka tek, po të pres në oborr, këtu te hyrja, në rast se ndodh dicka…
Sa e shkela shkallën e parë, I., u duk në shkallën e lartme.
– Kam ardh me i marrë rrobat! – iu përgjigja pyetjes së tij.
– Rrobaaat? – pastaj iu drejtua vëllaut, që pasi kishte dëgjuar fjalosjen tonë, më kishte qëndruar pas pa e vene re – Po ti cka po don këtu?
Nuk e di kush e krisi grushtin i pari, e di vetëm se ai e mbante vëllaun tim per flokesh , dhe ashtu si ia kishte përkulur kryet poshtë, vellau im e godiste barkut, ndërsa unë, pasi u përpoqa një copë herë tia largoja duart prej flokeve te tij, mu duk se më pak e kot ishte ta godisja edhe unë shpinës…
I ndjeri N., (axha i atij djalit P., që do të vdiste vite më vonë në veturën tonë), thënë me thjesht, burri i adashes time, ngau koridorit duke e ndjekur zhurmën, ndërhyri dhe i ndau.
Kur u morë vesh në shtëpi, e s’pat kush që e ndalon vëllaun e madh me dal për dere, baba e nana shkuan në polici të parandalonin më të keqen. Në ndërkohë, vëllau im i madh s’pari, kishte trokitur në derë edhe kishte thirrur, dhe me të menduar se duhet të kishte qenë aty brenda, të ishte fshehur, e thyen derën… Por edhe thyen gjithcka kishte brenda kur e merr vesh se kishte ikur.
Mund edhe te kishte kercye nga dritarja jashte, nuk ishte fort nalte, e din se me te ska loj. Me erdhi ky mendim i beftë kur e hapa dritaren me vjell n’oborrin e pasem te shpise. Tere shtazanin kam fjetur ne krevatin te dritarja, sepse e kisha ba shprehi te vjellja natën.
Megjithate isha kthye edhe pasi u mledhën burrat, për ti fikur gjakërat, zjarret, problemet… më dukej mënyra ma e lehtë. ‘Por pa izën e tyre’, nese shprehem si nëna që mezi më fliste, po edhe të arsyetonte idhnimin e vellaut te madh që i vyente kohë të më falte pse u ktheva te ai serish.
Dhe c’të kthyer?
Po të nesërmen, krejt kot u hap dera e dollapës dhe më ra nën sy, e njolla e gjakut i meti ‘bravës’. Dy tre javë bënin që nuk kisha shkuar te të mijtë, e zemrimi nuk iu kishte kaluar akoma, përjashtoj ti përmeni kërcnimet e këtij n’shpi që më thoshte, ”Kurrë ma s’guxon me shku te tutë..”… Kurra ime ishte sa të më mente syni.
Kjo zgura e pishinës që ia përshkrova pershtatjes më lartë kishte qenë hajgare. Uji i parë i bebes që mu derdh se mbushte asnjë gotë uji. I kthjellët, aq sa në spital insistonte mjekja, se nuk është ujë barku dhe më sugjeronte të kthehem në shtëpi, të pres edhe disa ditë. ”S’është koha e lindjes”, treguan analizat e ujit. Uji që të eshtë derdhur është thjesht ujë. Por instikti prej nëne nuk ishte i qetë, ani se ishte fëmija i parë që po mi krijonte këto instikte të panjohura, e dija. Atij mengjesi dicka nuk i shkonte, ndoshta ishin momentet e fundit që më thërriste zoti në ty…
– S’jam si kam qenë, – kundërshtova mjeken- më asht varur barku, më eshtë zbutur…
– Mirë, meq të eshtë tekur, do të bëjm një mbikqyrje ultrazanore. – s’vonoi shumë e bërtiti po vet.. – O zot, beba se paska asnjë pik uji..!
As unë asnjë dhimt. Dhimtat natyrale duheshin sjell me ilaqe, por s’pari me detyruan të rri shtrir ti prisnim ato…
Linde. E tëra ishe sy, në një pesh 2700 gramëshe. Rrotulloje kokën rrotull dhomës, e sdiheshe a përpiqeshe të shihje a të të shihnin. Zoti jem, ishe aq e brisht, syzeze, e ku kishin gjetur të dalin edhe ato flokë si alga të zezë deri në vetulla.
Masanej të morën, të vun në tavolinen e punës dhe u mblodhën mjekët rrotull teje. Quan të thërrasin edhe një tjetër, specialist… Ai pas pak përpiqej të paratregonte dicka me fjalë të zgjedhura, që ”.. por nuk është dicka që s’mund rregullohet..” , sa më shumë që më trembte me ”parapregatitjen” aq më shumë e ”zbuste” shprehën e fjalorit të vet… Në fund e ”nxori”; ”Vajza i ka nga dy gishtrinj te kembeve të ngjitur me njëri tjetrin, por mund ti operojm, nëse do, eshtë qështje lëkure…”…
– S’ka gjë…! – i ndërhyra mjekut në sqarime më të hollsishme – E kemi në gene dhe nuk dua ti ndani. Kur të rritet mund te vendos vet – pastaj, lexova tek fytyra e tij befasin ndaj reagimit tim tani të qetësuar, shtova…
– I kam edhe unë gishtrinjët e ngjitur… Mjekët tjerë që po banin sikur nuk e kishin vëmendjen këtej, ashtu tufë si qenë e braktisën tavolinën e sajë e u mblodhën të vështronin kembet e mija.
Kur të morrën pas tre ditësh, të të shpienin në dhomën intezive, mu ba se e humba tanë atë mrekulli që më zbriti me zot në gjoksin tem, si të ma merrnin qiellin e emrit tanë.
– Mos u shqetso, ka marrë një infeksion sepse ka ndenjur gjatë pa ujë! – me siguronte mjekja se do të bëheshe mirë, por…
Këta mirë ”bëri” pas një jave, e kujt ia mirrte menja për ashtu shpejt, sikur u zgjove nga ata të molisur që e kujtonim gjumë të ran. Të tërhiqja nga hunda, të të zgjoja të mëkoje, nuk kishe fuqi të thithje. Në spital e kishin një pomp të posacme me të cilën i nxjerrnin tamlat e nanës nga gjiret dhe i vendonin në shishe. Nënat e mira, gjitore, i lusnin të mos e hedhnin qumshtin e tepruar sepse u nevojitej ti ushqenin foshnjat e lindura parakohe edhe ato që mbanin peshën nën 2.500 gr. e flinin nëpër inkubatora.
Tashti si afroja krahët dot nga fryrja, nënsqetull. Motra që e dinte ndryshimin tim në gjoks, kur vinte me pompën në duar më thosh, ”Eja, Samantha Foks!”… Por gjiri im shkonte cërcall pa e avitur ajo pompën, stërkalat binin më parë në tokë se atje… Vetëm pasi mu shterr gjiri për pesë ditë, mu kujtua nana kur e vinte gishtin tregues te gjiri i vet, kur e nxirrte gjirin të mëkonte vëllaun e vogël, nëntë vjet më i ri se unë. Natën e parë që erdha në shtëpi, më shterroi qumshti. Ti qaje natën të të jipja me pi, e në frigorifer kishim qumsht lope te fabrikuar, mezi prita të hapen shitoret të blej pluhur bebash.
Mashtruesja, as e dije cfarë ishte, ani se e kishim te pakoja që e falin te spitali s’bashku me librat se si duhet mirmbajtur foshnja. Nje ndihmes shume e madhe per nenat e reja. I pata lutur motrat mos të ta mesonin mashtruesen fare, dicka qe se ka te mesuar me vakt, ska me e lyp foshnja.
Ani se e kisha ble një pomp të vogël në barnatore, asnjë pik qumshti su nxor atë natë. Nëna e mori me të qeshur ngurimin tim ndaj qumshtit të lopës dhe me beri me dije se mund ta kisha përzier me ujë, po edhe nese jo, sen s’do të ndodhte pse ishte pak i egër. Më thoshte ta kanë shkelur gjirin ndaj edhe tu ka pre papritur, e adashja, fqinja ime e parë në dhomën ngjit tonës, më qortoi…
”E, ke nga mësyshi. Unë me gjithë kunaten time, të kemi parë nga dritarja, si zbrite vrap te vetura, atë ditë që erdhe nga spitali dhe u ngjite shkallëve po me vrap. E qysh mujte? Gratë pas lindjes s’mund cohen me javë, madje në Kosovë, shtrohen në shtrat për gjashtë javë dhe nuk ngriten nga shtrati lehona”.
Më sygjeroi të vishja dicka me ngjyrë të kaltër, dicka që mua rrall më kujtohej, po megjithate, unë të shumtën rrija me po ato gjinset e ngushta, strech, identike me modën e tashme. Patën kanë të fundit, të llojit të tyre kur i pata ble në Emstede, kah po shkoja me nejt te ata në Reckenfeld. Madje, M.-së, i patën met marak me i ble, dhe nuk lam shitore pa hi me pyet s’bashku, duke ua treguar pantallonat nga qesja, por nuk i gjetëm. U ndjeva keq, si ato kunatat e këqija që nuk i kallxojn tjetrës shitoren tek e cila asht ble tesha. Isha në muajin e shtatë, kur kjo mi tërhoqi po këta te beli: Mori, me të këqyr a i ke fort të shtrënguem pantollat, se më ka thanë A. ( i shoqi), ”Foli asaj gruje se, ose nuk asht shtatzane, ose e myti bebën shtrënguem me ato pantolla”.
Njëhere kujtova se po don me thanë se po të rrin keq, ani se mue nuk do të më vinte mërzi edhe po të ma thoshte. Ka nga ato që kur u thua se njana prej rrobave nuk po i rrin mirë n’t’veshun, qohet e vesh po atë rrobë sahere ti shkosh për vizit, ngase kujton e ke xhelozue s’miri. Unë për vete, gjithmon lypi këshill prej të tjerëve, jo se nuk e di cka du, por njeriu kurrë se sheh veten ashtu sikur të sheh tjetri. S’asht e thane dicka e bukur edhe me të nejt.
Tashti që jeni rritur, s’ves askënd. Ju kam edhe shtëpi, edhe shoqe, edhe stiliste, gjithcka..! Edhe mos më lazdroni shumë se doni me më ba plakë rrepajkë!
(”..plak, po rrepan!” – qysh i thotë veti baca Qumil, kur nuk pecullohet.)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.