4.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Rashel Solomon

Malli e zjarri

Mund të jetë një imazh i Rashel Solomon, në këmbë, bar dhe mal

Malli ritur si mal i larte

Me kembe e shkeli Murlani i thate

Ta shperndaj kerkoi si re pa fate

Zjarrin ta shuaj si kandil nje nate

Zemra prej mallit lekundet si gjethe ne vjeshte

Koha si dallge e pershkon pa reshte

Gjuhet e zjarrit ngrihen pa menduar

Gjurmet ne qiell shtrire si yje te renduar

Shiun lere te bjere me denese

Te prishi mjergullen qe na ndan ne mes

Dielli eresiren te thyej me shprese

Te na puthe syte lagur me vese

Dashuria te na pushtoje si bryme e holle

Te shkrije ne zemra akullin e ftohte

Te na rembeje ne krahet e tij te ngrohte

Zemrat te rahin serisht, si daulle forte

Rashel Solomon

“””””””””””””””””””””

Jeta ime
*Mund të jetë një imazh i Rashel Solomon, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Pershendetje shoku im i mire Bashkim
Ti shkruan pa pushim sikur je elektron i lire
Shkruan ne leter ,shkruan ne rërë
Përmbi re shkruan e fjalet, si arkitekt aty i gdhënd
*
Si afganët më duket ,je parazit
Vargjet si tespie ,mes gishtave vertit
Si ketrusha endeshim ne në fakultet
Qysh atëherë kaluan , një lumë jetë
*
Më duket nga pas më ndjek ,si zog me fletë
Por kisha një sekret ,e sot po ta them vërtet
Në Vlorën e bukur ,linda si zanë
Ngjyrën dhe erën mi fali një lule e rallë
*
Me të kuqe lyer petalet e saj
E verdha diku fshihesh ,me koke menjanë
Me dallgët e detit luftova si trimëresh
Ato me godisnin pa shpirt oh sa shpesh
*
Në rrugicën tonë jetonte një pakic
Midis shokëve e miqve nuk pash ndryshim
Deri sa një ditë dikush më ndoqi nga pas
Si gramafon i prishur Cif- cif nis të më thëras
*
E mitur isha ,nuk kuptoja c ish ajo fjalë
Cif u bë motua e jetës sime ngadalë -ngadalë
Si një zog i trembur një ditë pyeta babanë
Cif përse më thërasin ,ku e kam vëllanë
*
Hebrew jemi ne – mu përgjigj im atë
Vëndi ynë është diku larg,larg
Të pa udhët na e ndezën Atdheun në zjarrë
Si yll sërisht ,do të ndrijë në hartë
*
Ja pra shoku im i mirë Bashkim
Kjo është arsyeja që me djemtë
Si shoqet komuniste ,Jo nuk luaja
Si hije më ndiqte kudo ajo fjalë , Cif -cif
*
Dashurin për Israelin ma ritën në shpirt
Në krahët e saj të pushoja vec një ditë
Ndaj si shqiponjë qiellin e cava e para
Tokën e shënjtë fort e putha ,e me lotë e lava

Rashel Solomon

Aug/23/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.