Po vijnë afganët…!?
Unë,si shumë si unë,s’kemi kundërshtim,se mirë është të ndihmosh të tjerët që kanë atë hall.
Por mu më ban diçka përshtypje:ç’shërbim i kanë bërë Shqipërisë këto njerëz të strehohen në hotele me 5 yje,ndërsa 650000 pensionistë s’i kanë
parë as në ëndërr.Kur kanë hall të tjerët s’duhet të kërkojnë miradina,që besoj avganët nuk i prisnin.Shkon edhe kryeministri i vendit,çon dhe lojra për fëmijë.Shumë bukur.Po ky kryeministër a e din se shumë pensionistë shqiptarë,gjithashtu dhe shumë fëmijë në vendin tënd jetojnë me të ardhuna nën mesataren jetike?
Së dyti mendja më vete disa vite më parë në luften aq të tmerëshme në Siri,ku shikonim fëmijë të përgjakur,njerëz që u priteshin kokat barbarisht.Ku ishte Amerika në atë kohë?Pse nuk i thoshte kryeministrit shqiptar: merri disa sirianë,kryesisht fëmijë e stehoj.Jo vetëm kaq por sirianëve ju bë barikadë dhe shumë shtete u rrethuan me tela me gjemba për të mos hyrë në shtete e tyre.Ç’ndryshim kanë afganë me sirianë?
Mos vallë Amerika përpiqet të fsheh dështimin e saj në Afganistan?E nuk është i pari,se pati dështuar edhe njëherë,nëse e mbani mend,në Vjetnam; mbas 14 vjet gjakderdhje,pati ikë me bisht ndër shalë,siç iku sot pas 20 vjet pushtimi të Afganistanit.
Edhe diçka tjetër.Ti,e dashur Amerikë,që me aq dëshirë prite rrëzimin e komunizmit në Shqipëri,bile dhe kontribove,për 30 vjet ç’bëre për shqiptarët? Nuk vëren që shqiptarët po lënë vendin e vet për një jetë më të mirë në vëndet e zhvilluara të Europës? Apo s’ka problem se i zëvëndësojmë me afganë,iranianë,begladeshas,italianë etj.
E megjithate,e dashur Amerikë,ti e ke dashur gjithnjë Shqipërinë dhe po të vazhdosh ta duash kështu,pas 50 vjetësh,do ta keshë gati pa shqiptarë.Ke edhe ndihmen e politikanëve shqiptarë.