A s’më thua ?
A s’më thua, a s’më thua, pse nuk flet ti më me mua?
Nuk e di ku kam gabuar, mos ndonjë fjalë keq lëshuar?
Nuk e di se ç’ke në zemër, nuk i vë dot ndonjë emër?
Dashurin siç e gjeta, u largua befas me këmbët e veta!
Dashurin tani e di, e kuptoj, ajo nuk qenka veç një lojë!
Nuk kam kohë me të të luaj,se më lodh më bën të vuaj.
Ajo të çon në tym, në erë, nuk sheh, a ka njerëz të tjerë.
Nuk ecën në rrugë të shtruar, veç në gropa ujë mbuluar.
Tani jamë këtu poshtë më i qetë, nuk jam më lart tek retë.
Veçse plagën e kam të maisur, dhe ëndërrat i kam të grisur.
Do digjem në ktë prush në ktë flakë, nqs vonohesh edhe pak!
Kjo pritje s’mund të zgjatet,ka skaj,nuk vrapoj dot më pas saj!
Ç’është kjo ndjenjë që s’më lëshon , si zinxhira si vargonj?
Ti do t’jesh në zemrën time, dhe kur të bëhem si thërrime.
Mendova se do shuhesh dalngadalë, por s’më del ajo fjalë.
Po të flas me zemër në dorë patur, zemra ime është e hapur.
Dashuria është si në përrallë,por pastaj një vdekje e gjallë.
E imja shpresë po lëngonte, s’ka ilaç, bar të më shëronte
Jo nuk desha aspak këtë fund,jo, jo, nuk desha të të humb!
Ka veç dhimbje, shpresë, tradhëti, kush provoi në dashuri !