
Piktori shqiptar Hajri Lika një ditë më parë u rrëzua nga skela në Asti, Itali.
Hajri Lika u dërgua në spital, por nuk ja doli dhe ndërroi jetë në spitalin në Alessandria
66 vjeçari shqiptar ishte banor i Tigliole. Ai është viktima e dytë e incidentit në Asti.
Lëndimet e marra gjatë rënies nga skela e ngritur për të rilyer fasadën e një shtëpie të vendosur në Corso Alessandria, pranë Quarto ishin shumë serioze, ndaj 66-vjeçari nuk ja doli dhe ndërroi jetë disa ditë pas shtrimit në spital.
Lajmi për vdekjen e Likës shkaktoi shqetësim të madh në Tigliole, një qytet ku ai jetonte në via della Stazione me djalin e tij, pronar i kompanisë së pikturave dhe me pjesën tjetër të familjes.
Pavarësisht se bëjnë jetë shumë private, familja e tij vlerësohen për përkushtimin e tyre të madh në punë, shkruajnë mediat italiane.