19.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

E rëndë në Itali/ Ndërron jetë piktori shqiptar në Asti

Piktori shqiptar Hajri Lika një ditë më parë u rrëzua nga skela në Asti, Itali.

Hajri Lika u dërgua në spital, por nuk ja doli dhe ndërroi jetë në spitalin në Alessandria

66 vjeçari shqiptar ishte banor i Tigliole. Ai është viktima e dytë e incidentit në Asti.

Lëndimet e marra gjatë rënies nga skela e ngritur për të rilyer fasadën e një shtëpie të vendosur në Corso Alessandria, pranë Quarto ishin shumë serioze, ndaj 66-vjeçari nuk ja doli dhe ndërroi jetë disa ditë pas shtrimit në spital.

Lajmi për vdekjen e Likës shkaktoi shqetësim të madh në Tigliole, një qytet ku ai jetonte në via della Stazione me djalin e tij, pronar i kompanisë së pikturave dhe me pjesën tjetër të familjes.

Pavarësisht se bëjnë jetë shumë private, familja e tij  vlerësohen për përkushtimin e tyre të madh në punë, shkruajnë mediat italiane.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.