15.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Trandafile Malshi

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Ne reren e thate

Ne breg jam aty

E shoh jeten qe shkoi

I shoh ata sy

Ngadale nder kujtime
Me vjen nje moment
Kur bashke me diellin
Erdhe aty gjithe shend
Bashke me rrrezen
U ndale ne breg
Embel me veshtrove
Prape me pershendet
Ne ate shikim
Rreze e shkendija
Aty ne ato sy
Lindi dashuria
Shkrepetiu fort
Aty ne ate breg
Ndjenja qe smbarojne
Prane te kaltrit det
E dore per dore
Rendem te dy tok
Morem male e fusha
Rendim dhe sot
Shume dallge e vetetima
Na ndoqen nder vite
Po nuk u dobsu
Dashurine e rritem
I dhame krahe ndjenjes
Ushqyem perhere
Paqe miresi
Jetes I dhame vlere
Nder dallge te jetes
Lidhur dore per dore
Kurre nuk u humbem
Dashuri perrallore

Do ecim shume vite

Te dy pa u ndale

Kurre sdo shuhet

Shikimi I pare zjarr

“””””””””””””””””””””””””””

U linda prej frymes s’fushes
E s’bashku me rrezen e diellit
Pershendetje I cova tokes
E ajrit
Frymova n’form t’avullit
E u bana pika shi
me I dhan tan botes gjallni
U linda prej shkumes s’bardhë
Të dallgēs që u përplas n’breg
E frymë I dhashë bregut
Me marr pastaj fluturimin shteg më shteg
N’majet krenare t’maleve
pushova n’gjumin që më rrit
Gjymtyre e trup
E n’zemër mbaj përherë
At bekimin shekullor të nanlokes
Që më thoshte gjithmonë
Bijë fluturo
Por kurrē mos harro
Rranjt që të lindën
Gjithmonë kujto
U linda prej rranjve të thella
Të nje kombi
Me histori e lavdi
Mësova kokën ta mbaj lart
Me krenari e thjeshtesi
Bashke me shqiponjën
I rrahëm krahët maleve thepisur
Shikimin mbajtëm drejt
Fort u mbajtëm
Për të mos u gremisur
Nga kjo toke shekullore
U linda nga
Ernat e aromat e fushave e lendinave t’gjalla
Me shpirt e me zemër
Duke u rritur do mbaj nder shekuj
T’mocmin e t’lashtin emer
U linda prej legjendave me zana e trimni
E nder ato hije e mrize
Ngjova bema e histori
U perkunda per tu rritur bashke me to

E mora hijeshine

E Rozafes muros ne at mur

Krenarine e ligjshme

Te grus qe fali jeten

Per te jetu nje mur

nje fis e fare dhe nje flamur

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.