“””””””””””””””””””””””””””
U linda prej frymes s’fushes
E s’bashku me rrezen e diellit
Pershendetje I cova tokes
E ajrit
Frymova n’form t’avullit
E u bana pika shi
me I dhan tan botes gjallni
U linda prej shkumes s’bardhë
Të dallgēs që u përplas n’breg
E frymë I dhashë bregut
Me marr pastaj fluturimin shteg më shteg
N’majet krenare t’maleve
pushova n’gjumin që më rrit
Gjymtyre e trup
E n’zemër mbaj përherë
At bekimin shekullor të nanlokes
Që më thoshte gjithmonë
Bijë fluturo
Por kurrē mos harro
Rranjt që të lindën
Gjithmonë kujto
U linda prej rranjve të thella
Të nje kombi
Me histori e lavdi
Mësova kokën ta mbaj lart
Me krenari e thjeshtesi
Bashke me shqiponjën
I rrahëm krahët maleve thepisur
Shikimin mbajtëm drejt
Fort u mbajtëm
Për të mos u gremisur
Nga kjo toke shekullore
U linda nga
Ernat e aromat e fushave e lendinave t’gjalla
Me shpirt e me zemër
Duke u rritur do mbaj nder shekuj
T’mocmin e t’lashtin emer
U linda prej legjendave me zana e trimni
E nder ato hije e mrize
Ngjova bema e histori
U perkunda per tu rritur bashke me to
E mora hijeshine
E Rozafes muros ne at mur
Krenarine e ligjshme
Te grus qe fali jeten
Per te jetu nje mur
nje fis e fare dhe nje flamur