Nikoqireve pogradecare.
(traditë)
Ballë për ballë ballkonit, po shikoj komshinë,
Lidhur boçkën belit, në kokë shaminë,
Me brumë trahani , ka mbushur tepsinë,
Plot me zahire, po e mbush shtëpinë.
Nikoqire e shkathët, petët sapo teri,
Oh çaromë më vjen, po trazon reçelin,
Oshafet e kumbllës, pret tja thajë djelli,
Lëngu i kompostos , ja kalon melhemit.
Burri si kasap, pret mishin mënjanë,
Në mëngjes, në dimër, gati trahananë,
Në drekë fasulet,zjerë me pastërmanë,
Me verën e butit, çe kënaqin xhanë.
Mezet me turshitë, tavolinës rradhë,
I zoti i shtëpisë, me miqtë përballë,
Me raki kazani, hajde të rrojë miqësia,
Ndizet shpirti shkretë, pa fillon dollia.
Pa nis kënga vënçe, thua kanë sebep,
Hallet ti harrojnë… djali në kurbet,
Një dolli për djalin, fat edhe shëndet,
Loti nga syri i nënës, i nxehtë rrëshqet.
Kjo na qënka bota, për hir të së vërtetës.
Hallet dhe gëzimet, rrodhe i ngjiten jetës,
Ikin lemë Atdhenë, vemë e ku nuk vemë,
Si u gdhive,si u ngryse, hajde veç shëndenë!
12/9/2021 RSH
“”””””””””””””””””””
Pres natën të bjerë…
Vi tek vendi, buzë liqenit si dikur pres natën të bjerë,
Mes puthjeve dashuruar, humbisnim sy perënduar…
Ulem, zbath këpucët, ti më sheh, buzëqesh si përherë,
Këpucët si gjemi të mbytura, në duar mbaj shtrënguar.
Ngrihem, këmbëzbathur godas valët, sulem me mërzinë,
Valët e gjolit të ftohta raskapitur, më fusin drithërimë,
Si zagar lagem, luaj me valët, dikur qulleshim si fëmijë,
Ora e natës, pllaq plluq , mbush bregun me psherëtimë.
Marrëzisht të dashuruar, bregut përdore kemi ecur,
Unë luaj, koha si perde e zezë mes reve ka ngecur,
Ulem përsëri, si dikur tek vendi ynë, pres natën të bjerë,
Ikin vite ,muaj, ja dhe shtatori, unë vi bregut si përherë…
Sa shpejt ikën koha, akoma dehem, si dikur prej dashurisë,
O Zot si dalldisnim mes përqafimeve e shtërngimeve,
Muzgu, mbrëmja, yjet, nata harohej prej ledhatimeve,
Po bjerë o natë bjerë, më ndiz prej ëndërimeve!
11/9/ 2021 RSH