M U SH K A T ~ p o e z i ~
Në jetë,mushkat, nuk lënë trashgimtar
e nuk veshin thundrat me patkonj.
Në grykat më të thepisura ,ecin ngarkuar
që të shtrydhurat të kenë dy palë thonj.
Thonjt e hibritit thajnë dhe lisin,
e ahu i maleve- digjet si murg.
Mushkat lëshojnë lot,kur shkelin plisin
se liria ka tretur thundrën mbi cdo burg.
Cdo njeri është një mushkë ,pa dipllomë…
Këmbgul tek dashuria-
mos të ketë thundër…
Mushkën plak t’a ushqejmë me gjethen e njom,
e vetes ,pas vdekjes,
t’i zgjedhim një lundër!
ELHAM PASHA
“”””””””””””””””
ZJARRIN e PYLLIT ~ p o e z i ~
Në cilën qiell-ylli,t’u rrëzua syri i yllit
E unë,mbeta dhelpër,në shtigjet e hënës?
Gjithnjë,pyetjen e mendoj _zjarrin e pyllit,
Ku ndizen fitilat e me gjuhën këngës!
Sa herë më kanë cilsuar_dhelpër carku ,
E ti,yjet i shuan me qerpikët e errësirës:
E kam një gjuhetar,q’armatoset tek vargu…
Gëzofat e dhelprës ,i qep për yllin e së mirës.
Elham Pasha
“”””””””””””””””””
M U R I ~ p o e z i ~
Ai,ka rrëmbyer qeliza nga dheu…
Para murit,e ka bër babai i tij- guri .
Guri është edhe historia ime:
nga Adami,Prometeu dhe imat-gjaku.
Adami,për mua,kishte falur horizontin,
për t’a mbrojtur nga rëra e fjala.
Nëna ime nuk mund të lind,
pa u rrethuar me mur e dekor yjesh.
Këtu,ajo thirri në ndihmë lulet,
vecanrisht mollën…
U deshën kështjella, për grurë e topa .
Topat s’kanë sy,për mua,
pa qelizat e dheut.
Edhe guri është i tretur
e kështjella mbetet e rrëzuar.
Në rreshtat e murit ,jam edhe unë .
Ai është në shërbimin tim
e të dheut ,të thatë.
Urdhërat i jep im at
se është gjaku i cdo kokrrize.
ELHAM PASHA