Pregaditi per botim:Gjin Musa,gazetar.
Lindi më 11 gusht 1960, në fshatin Budrikën e Epërme. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Enver u rrit, u edukua dhe u frymëzua në një familje me tradita për burrëri dhe atdhetarizëm, kohën më të madhe e kishte kaluar në odën e gjyshit në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës Edhe Enveri është nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.
Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore “Agrobudrika” dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë , dhe I angazhuar perher per kauzën tone neper instance te caktuara politike e forume te ndryshme ku dhe meerrte pergjegjesi te ndryshme .
Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojc. Pastaj u angazhua në Kuvendin Komunal të Vitisë në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut , dhe Enveri ishte njeri nga personalitetet ku i takonte personaliteteve te aktivitetit politik që nga vitet e ’90 dhe i cili kishte patur përgjegjësi të ndryshme të caktuara nëpër forumet politike të organizuara në atë kohë. Nga viti 2001 kur qeverisja perms administrimit ndërkombëtar krijohet mundesie e qeverisjes vendore ne bashkepunim me administrimin nderkombëtare në Kosovë u krijuan rrethana te reja kupermes Zgjedhjeve parlamentare dhe komunale te lira dhe demoktratikekrijohen institucionet si të pushtetit lokal ashtu edhe ati qëndror dhe ate përms zgjedhjeve te lira dhe demiokratike ne bashkëpunim dhe ne mbështetje të faktorit të administrimit ndërkombëtar Enveri kalon në profesionin e tijë prej ekonomisti dhe punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionalenë të kontabilitetit në Prishtinë, sidomos duhet veçuar kompanitë si KUVILAB , e pastaj në kompanitë prestigjioze si “Nura Group”Sh.p.k.dhe SKY7Construction shpk.
Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”,në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.
Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje poezishë, të cilat tani është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat i grupoi ne permbledhjen e pare të tijë të poezive me titullin “Jeta si vale deti”. Kurse me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të, me 11 gusht 2021, nxorri nga shtypi përveq përmbledhjës se parë edhe tri vepra tjera ku te cilet per shkak situates pandemike promovimi i tyre u shty per ndonje moment me te pershtatshem.:
- Jeta si vale deti -poezi
- Gurët e vendlindjes, -poezi
- Plagë e portës së lashtë, -poezi
- Dy dekada këngë, -monografi
Enveri punon dhe jeton në Prishtinë , por fundjavave përherë viziton vendlindjen ku për të cilen në secilen permbledhje te tija i ka thurre vargjet më të bukur për vendlindjen. Ka shumë poezi të botuara nëpër portalet e grupe te ndryshme poetike , si dhe ne gazetat me të lexuara si BOT SOT, si dhe portalet, Rajoni Pres, Gjilani Pres ,e shume te tilla. Njeherit dhe shumë aktiv në promovimin e krijimtarise së tije poetike perms ç’do dritare ku ka të bëjë e ku shume herë edhe u vleresua me çmime mirenjohje e diploma, është i rregullt me poezinë në profilin e SHSHKV “ Ramadan Musli”-VITI , dhe bashkëpunues me shumë shtepi botuese, redaktorë e lektorë ,si dhe poetë të ndryshëm si mbrenda Kosoves njeashut edhe jashtë si ne RMV dhe ne Shqiperi.
Cikli i poezieve që morren çmime dhe u vleresuan ;
Flladi i këtij mëngjesi
Sikur flladi i këti mëngjesi
Që m’freskon me atë puhi
Kështu ndjenë kjo zemra ime
Kur kam pranë nipërit e mi.
S’ka më mirë në këtë jetë
Kur shtëpinë e ke plot
Gaz e shend gëzojmë ç’do ditë
Urojmë të jemi për shumë mot.
Lumturi si kjo më t’mirë nuk ka
Kur je i rrethuar me këta yje,
Lutemi përherë nga i madhi Zot
Falenderim dhuratat prej Perëndie .
Përqafim mëngjesi
Të përqafoj me freski vese mëngjesi
Në atë fllad që vjen nga ai afshi yt,
Me ndjesinë e çasteve me ty këtë ditë
Të përqafuar e t’shtrënguar në gushë e në fyt.
Dashuri prej vitesh e ngulitur n’brendi
Sikur qiellit drita që përshkon kaltërsitë,
Në zemrën time ësht një e madhe ndjesi
Dhe i dua mëngjeset kështu për ç’do ditë.
Si valët e detit kur përqafojnë brigjet
Ma atë njelmësi uji buzët i freskojnë,
Si uji i ujvarës rrëpishëm bie nga shkëmbi
E në fund të pellgut së bashku dashurojnë.
Sikur era maleve furishëm kur fryen
Nga dallgët e saja lisat i bën tok ,
Dhe blinajave me shpejtësi ajo kur bie
Me erë dashurie në ç’do vend kundërmon..
Lulet e terasës sime
Sa herë më merr etja
Mendja në terasë më rri,
Për ato lulet e bukura
Që kan qelë në saksi.
Do ju ujis pë ç’do ditë
Dhe etjën për t’ua shuar,
Më bëni të ndjehem mirë
Me atë gjelbrim të mugulluar.
Ndjenjë e kënaqësi se sa ju dua
Kur ju ujis dhe flas me ju,
Me ato lule me ngjyra të qelura
Më shtojnë jetën dhe mua.
Si eshkë e ndezur prush
(Për ditën e 10 Prill 1999)
Sot shpirti dhe zemra kumbon
Si eshkë e ndezur prush
As vet nuk di kah t’ia filloj
Edhe sytë me lot më janë mbushë
Më kujton si sot ajo ditë pa kthim
Ku dhe vargjet nuk i thurrë si më parë
Nga ajo ditë ankthi e egzodit që ndodhi
E lam truallin ,oxhakun e të parëve tanë.
Na erdhën korbat në folenë stërgjyshore
Gjakprishur e të tërbuar si ujqërit për gjah
Deri në dhëmbë të armatosur ishin
E ne,! të pa mbrojtur e të lodhur sa më ska.
Na dëbuan dhunshëm hordhitë me 10 Prill
Edhe pse frikën e kishin në palc
Nga avionët e NATO-s që iu rrinin përmbi
Dhe pritej që granatat të iu bien në çast.
Edhe pse na dëbuan nga foleja arbërore
Prap u kthyem në vendin ku kemi lerë
Do i ndërtojmë sërish foletë stërgjyshore
Dhe këtu do jemi autokton për ç’do here.
E bëmë luftën e pastërt dhe me shumë sacrificë
Me forcat e NATO-s që mbështetën UÇK-në
Për të jetuar sot si shtet të lirë në këtë hapsirë
Përherë kujtimet e tilla në mendje do na ngrenë.
Pas perëndimit të diellit
Errësira mes nesh furishëm hodhi shtat
Bloza errësire më mbështjellën zemrën,
E unë prap duhet te digjem,
Për ta flakë errësirën që shkakton makth.
Do të digjem si lisi me degë me gjethet e dashuriesë
Dhe gjethet e djegura do bien në ato duart e tua,
Të ngrituar lart për lutje perëndisë.
Për t’kërkua shpetimin për mekatet në mua.
Nuk ka shpëtim nga mëkati qe bëre
Për të gjitha të bëmat do i lashë në këtë botë
Këtu do i lashë, mos kërko t’falur perendisë
Për gabimet e bëra lutja është e kotë.
Enver Sahiti 24.08 2021
Ëndrra e mërgimtarit
Kam endrra plot
Të jam te ty sot,
Në vendin ku linda
Aty ku t’kujtoj me mall e lot.
Aty ku u rrita e u bëra burrë
Në tokën e t’parëve t’mi,
Ku m’kujton kur isha fëmi,
Ku luanim e d’ëfrenim
Me vëllezër e shokët e mi
Po aty ku ruanim edhe bagëti.
Vendin ku t’parët na e lan amanet
Që mos ta lëmë kurrë të shkretë,
Tu ruajmë e të jemi plot përherë
Të ua rrisim nipër e mbesa
si zgjue bletësh në pranverë.
Te kemi shumë djem edhe çika
Se kështu ndër ne e do tradita.
Motivuar nga Burim Baselli (Budrika)
28.08.2021 Durrës