8.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shkurt 2026

Kush eshte Enver SAHITI

Pregaditi per botim:Gjin Musa,gazetar.Mund të jetë një imazh i 1 person

Lindi më 11 gusht 1960, në fshatin Budrikën e Epërme. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Enver u rrit, u edukua dhe u frymëzua në një familje me tradita për burrëri dhe atdhetarizëm, kohën më të madhe e kishte kaluar në odën e gjyshit në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës Edhe Enveri është nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.Mund të jetë një imazh i 1 person

Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore     “Agrobudrika” dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë , dhe I angazhuar perher per kauzën tone neper instance te caktuara politike e forume te ndryshme ku dhe meerrte pergjegjesi te ndryshme .

Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojc. Pastaj u angazhua në Kuvendin Komunal të Vitisë në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut , dhe Enveri ishte njeri nga personalitetet  ku i takonte personaliteteve te aktivitetit politik që nga vitet e ’90 dhe i cili kishte patur përgjegjësi të  ndryshme të caktuara nëpër forumet politike të organizuara në atë kohë. Nga viti  2001 kur qeverisja perms administrimit ndërkombëtar krijohet mundesie e qeverisjes vendore ne bashkepunim me administrimin nderkombëtare në Kosovë u krijuan rrethana te reja  kupermes Zgjedhjeve parlamentare dhe komunale te lira dhe demoktratikekrijohen institucionet  si të pushtetit lokal ashtu edhe ati qëndror dhe ate përms zgjedhjeve te lira dhe demiokratike ne bashkëpunim dhe ne mbështetje të faktorit të administrimit ndërkombëtar Enveri kalon në profesionin e tijë prej ekonomisti dhe  punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionalenë të kontabilitetit në Prishtinë, sidomos duhet veçuar kompanitë si KUVILAB , e pastaj  në kompanitë prestigjioze si “Nura Group”Sh.p.k.dhe SKY7Construction shpk. 

Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”,në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.

Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje poezishë, të cilat tani është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat i grupoi ne permbledhjen e pare të tijë të poezive me titullin “Jeta si vale deti”. Kurse me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të,  me 11 gusht 2021, nxorri nga shtypi përveq përmbledhjës se parë edhe tri vepra tjera ku te cilet per shkak situates pandemike promovimi i tyre u shty per ndonje moment me te pershtatshem.:Mund të jetë një imazh i 2 persona

 

  • Jeta si vale deti -poezi
  • Gurët e vendlindjes, -poezi
  • Plagë e portës së lashtë, -poezi
  • Dy dekada këngë, -monografi

 

Enveri punon dhe jeton në Prishtinë , por fundjavave përherë viziton vendlindjen ku për të cilen në secilen permbledhje te tija i ka thurre vargjet më të bukur për vendlindjen.  Ka shumë poezi të botuara nëpër portalet e grupe te ndryshme poetike , si dhe ne gazetat me të lexuara  si BOT SOT, si dhe portalet, Rajoni Pres, Gjilani Pres ,e shume te tilla. Njeherit dhe shumë aktiv në promovimin e krijimtarise së tije poetike perms ç’do dritare ku ka të bëjë e ku shume herë edhe u vleresua me çmime mirenjohje e diploma, është i rregullt  me poezinë në profilin e SHSHKV “ Ramadan Musli”-VITI ,  dhe bashkëpunues me shumë shtepi botuese, redaktorë e lektorë ,si dhe poetë të ndryshëm si mbrenda Kosoves njeashut edhe jashtë si ne RMV dhe ne Shqiperi.                 

 

Cikli i poezieve që morren çmime dhe u vleresuan  ;

Flladi i këtij mëngjesi

Sikur flladi i këti mëngjesi

Që m’freskon me atë puhi

Kështu ndjenë kjo zemra ime

Kur kam pranë nipërit e mi.

 

S’ka më mirë në këtë jetë

Kur shtëpinë e ke plot

Gaz e shend gëzojmë ç’do ditë

Urojmë të jemi për shumë mot.

 

Lumturi si kjo më t’mirë nuk ka

Kur je i rrethuar me këta yje,

Lutemi përherë nga i madhi Zot

Falenderim dhuratat prej Perëndie .

 

 

 

 

Përqafim mëngjesi

 

Të përqafoj me freski vese mëngjesi

Në atë fllad që vjen nga ai afshi yt,

Me ndjesinë e çasteve me ty këtë ditë

Të përqafuar e t’shtrënguar në gushë e në fyt.

 

Dashuri prej vitesh e ngulitur n’brendi

Sikur qiellit drita që përshkon kaltërsitë,

Në zemrën time ësht një e madhe ndjesi

Dhe i dua mëngjeset kështu për ç’do ditë.

 

Si valët e detit kur përqafojnë brigjet

Ma atë njelmësi uji buzët i freskojnë,

Si uji i ujvarës rrëpishëm bie nga shkëmbi

E në fund të pellgut së bashku dashurojnë.

Sikur era maleve furishëm kur fryen

Nga dallgët e saja lisat i bën tok ,

Dhe blinajave me shpejtësi ajo kur bie

Me erë dashurie në ç’do vend kundërmon..

 

 

 

Lulet e terasës sime

 

Sa herë më merr etja

Mendja në terasë më rri,

Për ato lulet e bukura

Që kan qelë në saksi.

 

Do ju ujis pë ç’do ditë

Dhe etjën për t’ua shuar,

Më bëni të ndjehem mirë

Me atë gjelbrim të mugulluar.

 

Ndjenjë e kënaqësi se sa ju dua

Kur ju ujis dhe flas me ju,

Me ato lule me ngjyra të qelura

Më shtojnë jetën dhe mua.

 

 

 

 

 

Si eshkë e ndezur prush

(Për ditën e 10 Prill 1999)

Sot shpirti dhe zemra kumbon

Si eshkë e ndezur prush

As vet nuk di kah t’ia filloj

Edhe sytë me lot më janë mbushë

 

Më kujton si sot ajo ditë pa kthim

Ku dhe vargjet nuk i thurrë si më parë

Nga ajo ditë ankthi e egzodit që ndodhi

E lam truallin ,oxhakun e të parëve tanë.

 

Na erdhën korbat në folenë stërgjyshore

Gjakprishur e të tërbuar si ujqërit për gjah

Deri në dhëmbë të armatosur ishin

E ne,! të pa mbrojtur e të lodhur sa më ska.

 

Na dëbuan dhunshëm hordhitë me 10 Prill

Edhe pse frikën e kishin në palc

Nga avionët e NATO-s që iu rrinin përmbi

Dhe pritej që granatat të iu bien në çast.

 

Edhe pse na dëbuan nga foleja arbërore

Prap u kthyem në vendin ku kemi lerë

Do i ndërtojmë sërish foletë stërgjyshore

Dhe këtu do jemi autokton për ç’do here.

 

 

 

E bëmë luftën e pastërt dhe me shumë sacrificë

Me forcat e NATO-s që mbështetën UÇK-në

Për të jetuar sot si shtet të lirë në këtë hapsirë

Përherë kujtimet e tilla në mendje do na ngrenë. 

 

 

         Pas perëndimit të diellit

         

Errësira mes nesh furishëm hodhi shtat 

Bloza  errësire më mbështjellën zemrën,

 E unë prap duhet te digjem,

Për ta flakë errësirën që shkakton makth.

 

Do të digjem si lisi me  degë me  gjethet e dashuriesë

Dhe gjethet e djegura do bien në ato duart e tua,

Të ngrituar lart për lutje perëndisë.

Për t’kërkua shpetimin për mekatet në mua. 

 

Nuk ka shpëtim nga mëkati qe bëre

Për të gjitha të bëmat do i lashë në këtë botë

Këtu do i lashë, mos kërko t’falur perendisë

Për gabimet e bëra  lutja është e kotë.

Enver Sahiti 24.08 2021

 

 

Ëndrra e mërgimtarit

 

Kam endrra plot

Të jam te ty sot,

Në vendin ku linda

Aty ku t’kujtoj me mall e lot.

Aty ku u rrita e u bëra burrë

 

Në tokën e t’parëve t’mi,

Ku m’kujton kur isha fëmi,

Ku luanim e d’ëfrenim

Me vëllezër e shokët e mi

Po aty ku ruanim edhe bagëti.

 

Vendin ku t’parët na e lan amanet

Që mos ta lëmë kurrë të shkretë,

Tu ruajmë e të jemi plot përherë

Të ua rrisim nipër e mbesa

si zgjue bletësh në pranverë.

 

Te kemi shumë djem edhe çika

Se kështu ndër ne e do tradita.

 

Motivuar nga Burim Baselli (Budrika)

28.08.2021 Durrës

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.