8.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Fazli Ferati

QOFTË NJË VIT I MBARË
Athua kësaj here
vërtet dita po vjen
të çilen shkollat
buzëqeshjen nxënësve që t’jua kthen
Mjaft më
ankthin duke pritur
të mbyllur
si lule e venitur
Sa zemra
asaj dite i gëzohen
ku brenda oborreve të shkollës
paksa me vonesë nisin e tubohen
Më në fund
qoftë një vit i mbarë
e mos paçim kurrë më ndërprerje
por të mësojmë aty si më parë
f.f
“”””””””””””””

I GËZOFSH SUKSESET
E njoha këtë gjeni
duke bredhur në këtë gjithësi
u ndala të vargu i saj
ah sa mendim t’njëjtë me të ndaj
Ruan fjalët që i vë në varg
deri vonë rri e zgjuar
ah sonte fare s’paska gjumë
bukur fjalët duke i menduar
E pastaj merr fletën në dorë
radhitë shkronjat një nga një
bukur i del vargu si gjithnjë
Athua perëndia suksesin ta dhuroi
të jesh kjo që je
i gëzofsh gjitha sukseset që i ke
f.f
“”””””””

FJALË TË PATHËNA
Sa ndiej etje
në këtë shkretirë kohe
mbytur në heshtje e në fjalë të pathëna
athua kaq e frikshme qenka kjo dreq bote
Siç flasim e siç dëgjojmë
si përhera në përditëshmëri
ashtu fjalët nuk thuhen
po ato mbahen në fshehtësi
S’mund të flasësh haptas
me atë gjuhën e zemrës
nga frika e paragjykimeve
zemra merr rrugën e dhembjes
Biem në kundërshtim
që fjalët fort i ndrydhim
s’flasim atë që mendojmë
e me vuajtje ato i shtrydhim
Po flis more njeri
për të tuajat dëshira
nuk është mëkat
gjersa ato t’i lejon natyra
f.f
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.