“”””””””””””””
E njoha këtë gjeni
duke bredhur në këtë gjithësi
u ndala të vargu i saj
ah sa mendim t’njëjtë me të ndaj
Ruan fjalët që i vë në varg
deri vonë rri e zgjuar
ah sonte fare s’paska gjumë
bukur fjalët duke i menduar
E pastaj merr fletën në dorë
radhitë shkronjat një nga një
bukur i del vargu si gjithnjë
Athua perëndia suksesin ta dhuroi
të jesh kjo që je
i gëzofsh gjitha sukseset që i ke
f.f
“”””””””
Sa ndiej etje
në këtë shkretirë kohe
mbytur në heshtje e në fjalë të pathëna
athua kaq e frikshme qenka kjo dreq bote
Siç flasim e siç dëgjojmë
si përhera në përditëshmëri
ashtu fjalët nuk thuhen
po ato mbahen në fshehtësi
S’mund të flasësh haptas
me atë gjuhën e zemrës
nga frika e paragjykimeve
zemra merr rrugën e dhembjes
Biem në kundërshtim
që fjalët fort i ndrydhim
s’flasim atë që mendojmë
e me vuajtje ato i shtrydhim
Po flis more njeri
për të tuajat dëshira
nuk është mëkat
gjersa ato t’i lejon natyra
f.f