ZBARDHOJ
Zbardhoj dita, ndjehëm i frymëzuar,
Rimat një nga një radhitën,
Fjalët nga shpirti dalin, si një i dashuruar,
Ndjenjat veçse m’a shumë rritën,
Më shfaqesh pran syve si një hyri,
Shkelqen dhe rrezaton,
Mëngjes i bukur aromė bliri,
Njeriun më të lumtur, të botës më shndërron,
Buzëqeshja jote, më ngreh si magneti,
Flokët e bukura, valė e valė,
Shikimi ndriques, më bëri për veti,
Ndaj as sytë e mij,sduan ndarë,
f.S.
“”””””””””
VITET IKËN
Vitet ikën shpejt çuditërisht,
Sikur një ëndërr, kur të zë gjumi,
Dikur më të lumtur, sot kohë e brisht,
Shijën që kishte dikur, bukur s’dukët më as lumi,
Më pak sënde, s’mungonte lumturia,
Atëherë nuk kishim, ç’farë kemi sot,
Mbase më e fortë, ishte dhe dashuria,
Të shpalosë kujtime më shumë, qenka kot,
f.S.
“”””””””””
NËPËR KOHĖ
Nga dukja sigurisht, herë herë kam ndryshuar,
Nga mbrëndësia shpirtërore, kurrë njëherë,
I thjeshtë i dashur, kështu jam gatuar,
Dje sot nëser e përherë,
Fizikisht më nuk jam i ri,
Mbase pak, më ka lëshuar takati,
Do luftoj pa ndalur, të jam njeri,
Shpesh-herë rrugët kanë ndryshuar, askujtë inati,
f.S.
“”””””””””””
VËÇ T’BASHKUAR
Mbase dikush me shanë, se e kam tepruar,
Por me këtë bindje, unë do vazhdoj,
Nuk ka qetësi në ballkan, pa shqiptarë t’bashkuar,
Boll më ky popull i përvuajtur duroi,
Porosinė duhet mbajtur, nëse kërkohët dhe gjak,
Nga shpirti këto fjalë, po i nxjerr,
Pa i hyrë askujtë në hak,
Kur të jemi bashkuar, veç atëherë do kemi vler,
f.S.