Ka kohe qe rrokulliset
toka – nen kembet tona,
dielli dhe hena deshimtare
ne ”Gjyq te Kohes”
Varur supesh peshen e dhimbjes
paguajme harace per mend te kokes,
ne syte e botes kureshtare!
Na e mori dreqi ”lekuren”
e beri daulle,
andej kendej neper bote,
si pula te shushatura,
dridhemi e s’dridhemi
rreth orbites kohe
ne kerkim te fatit,
i provuam te gjitha,
ngritem zerin, pushken,
me ne fund oh jo…dhe mendjen!
Me kot, me kot,
s’shpetuam dot,
dhe tash tregjeve te botes
peshohemi…
sa kushtojme,
dhe – heshtim!
Pushojme!