22.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Ndue Vatnikaj

SOT U NDA NGA KJO JETË PAL GRIMC PRABIBAJ NGA FSHATI CURRAJ EPËR I NIKAJ MERTURIT.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Pal Grimci u lind në vitin 1930 në një familje fisnike e patriote, puntore e bujare, në shtepin e Grimc Dem Prabibajt në Curraj Epër.
Djali i dytë i Grimc Demës, Pali gjatë gjithë jetës Tijë ishte një burrë që u karakterizue me virtytet më të mira të burrit malësor. Vëlla shumë i dashtun, prind shumë i mire, puntorë i jashtzakonshëm dhe një njeri që ka lënë mbresa të mira me këdo që është takuar në jetën e Tijë.
Bashkë me shoqen e Tijë Zojën linden dhe rritën dhe i edukuan e i shkolluan 7 djem e vajza që janë një shembull shumë i mirë në punë e në jetë.
Në vitin 1967 kurë lufta kundër fesë mori përmasa të jashtzakonshme për të zhdukur çdo gjë që ishte mbi tokë që përfaqsonte fenë. Të 5 djemt e Grimc Demës vendosën që ta hiqnin e ta fshehnin truporen e Shejtit Shnandue që ishte në Kishën e Currajve. Këtë aksion e kreu Pali bashkë me vllaun e vogël Lleshin (I cili jeton dhe paste jetën e gjatë) e hoqën nga Kisha dhe e fshehën në një shpellë deri në të dale të verës pastaj ndërtuan një shtepi për bagëtinë dhe truporen e murosën në murin e shtepisë deri në vitin 90-të kurë erdhi demokracia dhe këta vllezër e ç’murosën Truporen dhe me 1 Nëntor të vitit 1990 e vendosën në Kishën e Currajve.
Unë kam patur fatin që me këta kumar e dashamirë të mijtë të realizoj një dokumentar për gjestin e lartë e më fisnik që ka kryer ndokush në gjithë Shqiperinë.
Bashkë me kolegët e mijë Shpresa Ukcama (folëse), me kameramanët Sokol Pjetra e Sokol Pjetër Qokaj kemi intervistuar të dy vllezërit Palin dhe Lleshin për të na treguar imtësisht krejt ngjarjen dhe kemi realizuar Dokumentarin “VLLEZËRIT QË SFIDUAN KOHËN”
Me këtë rast u shprehi nhushëllimet e mija dhe të familjes time: FAMILJES, TË AFËRMVE DHE GJITHË CURRAJVE EPËR PËR HUMBJEN E NJËRIT PREJ BURRAVE MË TË MIRË TË FSHATIT CURRAJ EPËR!
SHPIRTI YT PUSHOFTË NË PARAJSËN E PËRJETËSHME PAL GRIMCI!
EMRI YT PASTË NDERË E LAVDI!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.