Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.
Kultura turko-orientale, nuk është kultura e jonë.
Perandoria Osmane e mbajti 700 vjet Spanjen të pushtuar por, kur ajo u largua, Spanja u rikthye në Spanjë dhe spanjollët në spanjollë. Natyrisht që jo pa dhembje por, fituan. U rikthyen në identitetin e tyre.
Kështu bënë edhe popujt e tjerë të Ballkanit si, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi etj.
Rikthimi i një populli në identitetin e vet, është fitorja më e madhe, është rilindja e kombit.
500 vjet qendruam ne nën pushtimin Osman por, kur ata u larguan, ne nuk mundëm, madje as që e provuam të riktheheshim në identitetin tonë, si pasardhës të ilirëve. Mbetëm një “Turqi” e vogël në Ballkan. Ne, shqipfolësit dhe, Bosnje-Hercegovina. Për këtë Europa na ndëshkoi rëndë, na copëtoi në pesë shtete. Dhe, kemi mbetur pas “gardhit europian”.
Sot, nga trojet tona, dëgjojmë zëra që thërrasin me zë të lartë: Komb musliman, komb kosovar etj.
Para ca ditësh, një media shqipshkruese në Prishtinë, shkruante: …Kryeministri kosovar, Albin Kurti…
Ne vazhdojmë të jetojmë me identitetin osman, me kulturën turko-orientale, të cilat nuk janë, as identiteti dhe as kultura e jonë.
Gjakmarrja, hakmarrja, vetgjyqësia, dhuna mbi gruan janë trashëgimi të kulturës turko-orientale, të spirancuara thellë në psikologjinë tonë.
Skenderbeu, është armik i turqve dhe, kështu e mendojnë edhe shumë shqipfolës, pseudohistorianë, klerikë, madje edhe politikanë. Të tillë po mohojnë edhe Shenjtoren Nënë Tereza. Kultura turke po depërton gjithjnjë e më shumë në kulturën tonë. Flamuri turk, gjendet kudo në trevat shqiptare, madje edhe në shkolla dhe institucione të tjera shtetrore.
Telenovelat turke kanë pushtuar ekranet e televizorëve shqipfolës. Gjithnjë e më shumë, në rrugët e qyteteve tona, dëgjon shqipfolës, që e përshëndesin njëri-tjetrin turqisht. Eshtë shqetsues fakti që, shumë shqiptarë, me trup janë shqiptarë, me mendje hava dhe, me shpirt në Ankara. Jemi të rrezikuar nga rreziku i kulturës turko-oeientale. Duhet bërë gjithçka që është e mundur, për të shpetuar nga ky rrezik.
Nuk është fjala për urejtje ndaj kulturës turko-orientale por, për çlirimin nga ajo që nuk është e jona dhe, rikthimin në identitetin tonë.
Rruga e kombit tonë, për në Europë, nuk kalon nga Ankaraja dhe Meka.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.