POEZIA E FUNDJAVËS
Tani që bie nata
sytë fotografojnë qiellin
dhe degët që sapo kanë ndryshuar,
buleza lulesh, sythe të gufuara
dhe përrenj që zgjohen të trembur.
Uluni zogj mbi degët e zeza!
Ngrihuni sa herë ndjeni lagështirë
e lindjes së jetës dhe dhimbje.
As që dua t’ja di për të nesërmen!
Ai që e sillte nuk farkëton më ylberë.
Mbi gishtat e mi nuk uleni dot
sidomos tani që erdhi nata.
Unë nuk jam aq dashamirëse
sa t’ ju dua!
Ai që më mësoi të dua, fshiu të shkuarën,
sepse besonte se harresa më bën mirë.
Në fakt më braktisi për një tjetër!
Fluturoni zogj
atje ku është liria
ku sytë dërgojnë dashuri
dhe mbrëmjet sjellin mall…