“””””””””””””””””””””””
Maska! (kohë epidemie)
Vera, ka shtruar borën e dimrit.
Endrat luajnë, në litarë të bardhë..
Kujtimet kercejne të ftohta, akull,
Në shpirtra njerëzish, te ngrire, të vrarë..
Fletë kalendarësh të harruar, ecin ne rruge.
Me data të fshira e ditë të panjohura..
Memece të dielat, takimet, ajri në qiell.
Dhe ty, qe te kërkoj e askund s’të gjej..
Në mure, gjurmë të pista afishash.
Puthen gezushem e luajnë me mizat..
Akrepat (12) lajmërojnë të ikurit e epidemise.
Lajme të dhuneshme, panik frikë..
Une përsëri, në pritje të maskave,
Që fytyrën s’ia u pashe kurrë..
Mbetur natë, sy hapur gulcoj,
Ditën barrikadë,të kthyer në mur..