16.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Bore Shkoza

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, veshje të sipërme dhe teksti që thotë "THETHI NATIONAL PARK"
Me rastin e Ditës Kombëtare të Shenjetores së të varfërve.
Nga Besarta Shkoza
ZEMRA E BIJËS RRAH VEÇ SHQIP.
Trojet shqiptare kanë pasur dhe kanë bijë e bija që zemra ju punoi e mendoi veçse shqip.
Përjetësisht bëhemi krenarë për një nga bijat që iu deshën Kombit e shqiptarisë.
Prindërit nuk e përkrahën për zgjedhjen që pati bërë, por ajo dëgjoi zemrën e saj.
Edhe pse jetonte në kushte varfërie, shpirtin e pati plot pasuri e dashuri për botën.
Shqiptarja zemërbutë, zemërmadhe, zemërmirë e shpirt bujare sa vetë natyra.
Anjeza ( Gonxhe ) Bojaxhiu, e lindur në Shkup banoi në Shkodër, veproi nëpër botë dhe së fundëmi në Kalkutë të Indisë.
Nënë Tereza njeriu i madh që botës i sherbeu, pa njohur kufinj e ngjyra.
Shëroi të sëmurët e ushqeu të uriturit, veshi të çveshurit, predikoi paqen në botë.
Kudo qe zemra i rrahu vetëm shqip.
Ajo u vlerësua kur qe gjallë por jeton përjetësisht për ne dhe njerëzinë.
Ajo punoi për Atdhe e Komb.
Presidentit të atëhershëm të SHBA z. Bill Klinton ia kërkoi ta ndihmofte popullin e Kombin e saj.
Kështu që në nderim të saj i madhi Klinton solli Kombin tonë në ditët ku gjendemi sot.
Kosova jonë e dashur është shtet falë asaj kërkese që gjeti vend dhe i realizua objektivi.
Njerëzit e veçantë janë të rrallë.
Veçse janë të rrallë bëjnë punë madheshtore.
Figurat si harron Kombi, si harron shqiptaria.
Në nderim të bijes sonë të madhes Nënë Tereza, emrin e saj e gëzojnë dy nga institucionet e rëndësishme ashtu siç është Spitali Nënë Tereza ku njerëzit çdo ditë gjejnë shërim.
Apo aeroporti ‘Nëna Tereza ‘ ku pret e përcjell mijëra bashkë- kombas e vizitorë çdo ditë.
Shugurimi i saj më 19 Tetor tregon dhe shenjëtoren e devotshme dhe mbrojtësen e shqiptarisë.
Ajo na sheh nga atje lart.
Ajo jeton përjetësisht në zemrat tona
Lindi në Shkup
Banuese në Shkoder
Ma e madhja femer
Më e dashura moter
Në gjithë botën predikoi
Me aq virtyt e përvujti
Të njëjta tha janë para Zotit
Të bardhë apo të zinjë
Kombi për të qe
Vlera më e madhe në botë
Nga dashuria e saj
Kombi gëzon sot
Ia kërkoi Klintonit
Me përshpëritje të madhe
Ti kujdesej për Kombin
Që qe zhytur në halle
Në shenjë respekti
Në shenjë nderimi
Përballë zgjidhjes
U vu kryetrimi
U çlirua Kosova
Për jetë e mot
Meritë e vlerësim
Gonxhe Bojaxhiu
I Madhi Klinton
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.