Trojet shqiptare kanë pasur dhe kanë bijë e bija që zemra ju punoi e mendoi veçse shqip.
Përjetësisht bëhemi krenarë për një nga bijat që iu deshën Kombit e shqiptarisë.
Prindërit nuk e përkrahën për zgjedhjen që pati bërë, por ajo dëgjoi zemrën e saj.
Edhe pse jetonte në kushte varfërie, shpirtin e pati plot pasuri e dashuri për botën.
Shqiptarja zemërbutë, zemërmadhe, zemërmirë e shpirt bujare sa vetë natyra.
Anjeza ( Gonxhe ) Bojaxhiu, e lindur në Shkup banoi në Shkodër, veproi nëpër botë dhe së fundëmi në Kalkutë të Indisë.
Nënë Tereza njeriu i madh që botës i sherbeu, pa njohur kufinj e ngjyra.
Shëroi të sëmurët e ushqeu të uriturit, veshi të çveshurit, predikoi paqen në botë.
Kudo qe zemra i rrahu vetëm shqip.
Ajo u vlerësua kur qe gjallë por jeton përjetësisht për ne dhe njerëzinë.
Ajo punoi për Atdhe e Komb.

Presidentit të atëhershëm të SHBA z. Bill Klinton ia kërkoi ta ndihmofte popullin e Kombin e saj.
Kështu që në nderim të saj i madhi Klinton solli Kombin tonë në ditët ku gjendemi sot.
Kosova jonë e dashur është shtet falë asaj kërkese që gjeti vend dhe i realizua objektivi.
Njerëzit e veçantë janë të rrallë.
Veçse janë të rrallë bëjnë punë madheshtore.
Figurat si harron Kombi, si harron shqiptaria.
Në nderim të bijes sonë të madhes Nënë Tereza, emrin e saj e gëzojnë dy nga institucionet e rëndësishme ashtu siç është Spitali Nënë Tereza ku njerëzit çdo ditë gjejnë shërim.
Apo aeroporti ‘Nëna Tereza ‘ ku pret e përcjell mijëra bashkë- kombas e vizitorë çdo ditë.
Shugurimi i saj më 19 Tetor tregon dhe shenjëtoren e devotshme dhe mbrojtësen e shqiptarisë.
Ajo na sheh nga atje lart.
Ajo jeton përjetësisht në zemrat tona