“”””””””””””””””””””””””
ËNDËRR, O ËNDËRRAT E MIA.
Njeriu lind një herë në jetë dhe është i pa papërsëritshëm.
Njeriu lind një bebe fare i vogël saqë kur e vezhgon mendon :
A kam qënë dhe unë një e tillë.?
Megjithatë tani jam rritur e bashkë me mua janë rritur dhe kërkesat e mia që padyshim kanë filluar të kthehen në ëndrra .
Kam dëgjuar shpesh të flitet për ëndrrat dhe ralitetin, por ato kam filluar ti kuptoj, ti ndjejë, ti prek, ti prek me mëndje. Dalëngadalë çdo ditë ato sikur shtohen me shpejtësi, kureshtje e shpresa pse jo..?
Kur vazhdova shkollën nuk dija të shkruaja e të lexoja por i mësova shpejt dhe tani ëndrra ime është të bëhem ( dikushi ) dhe kjo arrihet duke studiuar edhe unë këtë pikërisht po bëj.
Shpresoj shumë shpresoj sepse ëndërrat kanë filluar tashmë të zënë vend tek unë.
Ndaj…
Ëndrrave të mia u thur ca vargje .
O ëndrrat e mia
Sa shumë ju kujtoij
Si erdhet tek unë
Çdo çast ju mendoj
Ju mendoj ju kujtoj
Juve për çdo ditë
Punoj pa përtim
Që t’ju nxjerr ju në dritë
Një ëndërr kam
Shkollën ta mbaroj
Veten,prindërit e mësuesit
të ti nderoj.
Ëndrra o ëndrrat
Bëhuni ralitet .
E ndjej që kam filluar ti realizoj ëndërrat e mia të para.
Si çdo njëri respekton veten dhe të tjerët, ashtu mendova dhe unë për vetën time duke vepruar kështu respektoj prindërit, mësuesit, shoqet , shokët e shoqërinë njerëzore në zhvillim.
Ëndërroj dhe e ndjej thellë mbrenda vetes time se po më shtohen ëndrrat krahas moshës time.
Më pëlqen të mbetem besnike e ëndrrave të mia që me punë të vazhdueshme e të pa lodhur të bëhen ralitet. I ndjek shumë emisionet televizive kur kam kohë të lirë, e shoh moshataret e mij të diskutojnë që kanë bërë vërtetë arritje për moshën e tyre.
As unë nuk mbetem shumë pas sepse po punoj për realizimin e ëndrrave të mia sepse nuk dua që ato të mbeten në sirtar apo të harrohen, zbehen ,vyshken, tkurren të mbuluara nga pluhuri dhe jo nuk dua të mbeten ashtu, por drita e gjelbër të ndriçojë mbi to plot shpresë e mbi të gjitha besim…!
“”””””””””””””””
GJYSHIT TIM!
Hapa të lehta dëgjoj,
Nga dera seç vështroj,
Babagjyshi s’është në shtëpi,
Ndaj shpresoj se është ai.
Shpirti seç më ndjen gëzim,
Pres të vijë me padurim,
Sytë më mbushen me lot,
Nga ai gëzim që se shpre dot.
Lapsin e maj ndër duar,
Poezinë për t’ja kushtuar,
Mirësinë për t’ja uruar,
Është njeri i merituar.
Këtë poezi ty ta kushtoj,