Mejrem Tusha e lindur në Shkup me datë 23.09.1966. Shkollën fillore prej klasës së I-IV e kam kryer në Sh.F. “Cvetan Dimov”, V-VIII në Sh.F. “LIRIA”. Shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm e kam ndjekur në gjimnazin “Zef Lush Marku” (1981-1985). 1985-1987 diplomova në Akademinë Pedagogjike për mësues “Kliment Ohritski” 2005-2007 diplomova në Fakultetin Pedagogjik “Kliment Ohritski”me titullin profesoreshë e grupit klasor. Punoj në Shkollën Fillore Komunale “LIRIA” – Shkup Mësimdhënëse e grupit klasor me përvojë 20 vjeçare, gjithmonë aktive në profesionin që e punoj. Kam marë pjesë mbi 40 tranjime të ndryshme (kam 28 çerifikata, vërtetime),kam mbajtur 6 orë të hapura, prezentime publike, proekte, konferenca për fëmijë me vështërsi në mësim (kam çertifikata prej trajnimit për nx me vështërsi në mësim), kam mare pjesë në punimin e rregullores të shkollës ku punoj, kam qenë antare e komisionit per eskurzione, për plan-programin e shkollës.
– Autore dhe Redaktore e Romanit “BORXHI” -2018 -Ministria e Kulturës – Autore dhe Redaktore e “Gramatika e Gjuhës shqipe” – praktikum për ciklin e ulët (udhëzues për mësimdhënës) -2018 -Ministria e Kulturës – Antare e Këshillit të Arsimtarëve 2018-2020 – Këshilltare në Komunën e Çairit -20.Tetor 2017 – 13. Tetor 2021 – Kryetare e KOmisionit për Arsim në Komunë 25. Nëntor 2017- 13.Tetor 2021 – Proekte multietnike për zhvillim dhe multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerances : “ Në Botën e çokolladës”(02-05.2018) –anëtare e proektit MASH “Ndërtojmë ura” (02-06.2019) – anëtare e proektit MASH, OSBE “Së bashku nën Diellin e njëjtë”(01-12.2019) – udhëheqëse e proektit MASH -Trajnuese dhe demonstruese e Softerit Edukacional ToolKID-Çertifikat – MASH,EDC,USAID -Trajnuese për përdorimin e Intel Laptopëve -Vërtetim – USAID, MASH, PEP -Trajnuese e arsimtarëve të Sh.F.K.”LIRIA” për sistemin operativt ë Edubuntu “GCompree” -Raport për trajnimin – MASH, USAID, PEP – Trajnuese e arsimtarëve të Sh.F.K.”LIRIA” për programin Times – MASH, USAID, PEP -Mentor i“ Shkrim lexim gjuhësor në klasat e ulta” -Çertifikat për mentor- BZHA, UNICEF, Qendra e Arsimit Qytetar të Maqedonisë MASH – Mentore për punën praktike pedagogjike –edukativo arsimore për kl. e ulta -Mirënjohje –për bashkëpunimin dhe pjesëmarjen në prezentimin teatral të dramës “MILI” me nxënësit e klasës 10.06.2014 -Mirënjohje nga Sh.Sh.”ABC POETIKE” Shqiptare – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Pena e Artë” dhe Sh.Sh.”ABC POETIKE” Shqiptare – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Flladi Poetik” e dekoruar me Çmimin e penës – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Pas Gjurëve Të Muzës” për kontribut – Çertifikatë nga “Elita e Poetëve Shqiptarë” e dekoruar me vlerësim për nivel të lartë në poezi.
Vjersha per femije

Loja me babin
Kur luaj me babin
Sytë më shkëlqejnë
Të qeshurat tona
Të gjithë i vërejnë.
Më ngre mbi supe
Që ta shoh gjithë botën
Për ditëlindje
Më blen tortën.
Vrapojmë, bëjmë gara
Rrëzohem, këmbët i vraj
Dhimbjen e harroj
Se me babin garoj.

Nëna ime mbretëreshë
Shkëlqen posi perëndeshë
Ditët mua mi dhuron
Në çdo çast më uron.
Nëna ime trimëreshë
Që më mbron si luaneshë
Netët mua mi kushton
Athua kur pushon?
Ç’të bëj?

Rrij mbi pullaz
Oxhaku më flet:
Pse rrin këtu vogëlushe
Është rrezik për jetë.
Ngjitem në dru
Trungu qeshet, më flet:
Kujdes! Te degët e mija
Ka hoje me bletë.
Ulem në kopsht
Me lulet bisedoj
Shprehin dëshirë
Këngë t’ju këndoj.
Poezi
Në qetësinë e erët të natës
Pikturoj gjysëm hënën
E la pa sy e gojë
Fytyra nuk maskoj
Qiellit i hodha ngjyrë të kaltërt
Me të bardhë nuance të ndryshme fitova
Si nuse me velo zbukurova
Puthje të ëmbël dhurova
Eh, moj lule bukuroshe
Hënën e bëra nuse
Një brushë dhe pak ngjyrë
E ndroi një fytyrë
Jeta është e bukur
Duhet të dijsh jetën ta jetojsh
Lumturitë e saj te vehtja ta kërkosh
Me rregullat e tua vendimet vulosi
Fjalët e tjerëve menjëherë burgosi
Emocionet mbylli me dry
Mos gabo kokën më me këthy
Mos u pendo, mos e helmo veten
Gjithçka kalon, në ujë treten
Një herë lind njeriu, një jetë jeton
Dashurinë tënde vetëm ai që të don e meriton.
Vlerësoe veten, je e veçantë
Shijen shëndroje në brilijant.
Jetoje jetën, zbukuroje vet
Me anijen e madhe lundro në det.
Dhimbjen e varrosa në zemër
Lotët u shterën
Sytë shikojnë të hutuar
Shtangen para dhimbjes
Nuk e dëgjoj thirrjen e mendjes
Shpirti vajton…
Te varrezat e dhimbjeve
Dhimbjen e varrosa
Në vend të luleve
Dorën mbi dhe e shtypa
Gjurma të mbetet kujtim i pa harruar
Deri në frymën e fundit të trupit.
Këngët
Çdo këngë kur dëgjoj
Në ty më përkujton
Gjithmonë ty të deshta
Në çdo këngë, melodi, të paramendoja.
Askush nuk të përngjan
Mendjen s’mund të ma shpërndan
Për një të vetmen fjalë
Të kisha falë.
Po të mos ishin këngët
Moti të kisha harruar!