6.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Kush eshte Mejrem Tusha

Mejrem Tusha e lindur në Shkup me datë 23.09.1966. Shkollën fillore prej klasës së I-IV e kam kryer në Sh.F. “Cvetan Dimov”, V-VIII në Sh.F. “LIRIA”. Shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm e kam ndjekur në gjimnazin “Zef Lush Marku” (1981-1985). 1985-1987 diplomova në Akademinë Pedagogjike për mësues “Kliment Ohritski” 2005-2007 diplomova në Fakultetin Pedagogjik “Kliment Ohritski”me titullin profesoreshë e grupit klasor. Punoj në Shkollën Fillore Komunale “LIRIA” – Shkup Mësimdhënëse e grupit klasor me përvojë 20 vjeçare, gjithmonë aktive në profesionin që e punoj. Kam marë pjesë mbi 40 tranjime të ndryshme (kam 28 çerifikata, vërtetime),kam mbajtur 6 orë të hapura, prezentime publike, proekte, konferenca për fëmijë me vështërsi në mësim (kam çertifikata prej trajnimit për nx me vështërsi në mësim), kam mare pjesë në punimin e rregullores të shkollës ku punoj, kam qenë antare e komisionit per eskurzione, për plan-programin e shkollës.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe libër – Autore dhe Redaktore e Romanit “BORXHI” -2018 -Ministria e Kulturës – Autore dhe Redaktore e “Gramatika e Gjuhës shqipe” – praktikum për ciklin e ulët (udhëzues për mësimdhënës) -2018 -Ministria e Kulturës – Antare e Këshillit të Arsimtarëve 2018-2020 – Këshilltare në Komunën e Çairit -20.Tetor 2017 – 13. Tetor 2021 – Kryetare e KOmisionit për Arsim në Komunë 25. Nëntor 2017- 13.Tetor 2021 – Proekte multietnike për zhvillim dhe multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerances : “ Në Botën e çokolladës”(02-05.2018) –anëtare e proektit MASH “Ndërtojmë ura” (02-06.2019) – anëtare e proektit MASH, OSBE “Së bashku nën Diellin e njëjtë”(01-12.2019) – udhëheqëse e proektit MASH -Trajnuese dhe demonstruese e Softerit Edukacional ToolKID-Çertifikat – MASH,EDC,USAID -Trajnuese për përdorimin e Intel Laptopëve -Vërtetim – USAID, MASH, PEP -Trajnuese e arsimtarëve të Sh.F.K.”LIRIA” për sistemin operativt ë Edubuntu “GCompree” -Raport për trajnimin – MASH, USAID, PEP – Trajnuese e arsimtarëve të Sh.F.K.”LIRIA” për programin Times – MASH, USAID, PEP -Mentor i“ Shkrim lexim gjuhësor në klasat e ulta” -Çertifikat për mentor- BZHA, UNICEF, Qendra e Arsimit Qytetar të Maqedonisë MASH – Mentore për punën praktike pedagogjike –edukativo arsimore për kl. e ulta -Mirënjohje –për bashkëpunimin dhe pjesëmarjen në prezentimin teatral të dramës “MILI” me nxënësit e klasës 10.06.2014 -Mirënjohje nga Sh.Sh.”ABC POETIKE” Shqiptare – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Pena e Artë” dhe Sh.Sh.”ABC POETIKE” Shqiptare – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Flladi Poetik” e dekoruar me Çmimin e penës – Mirënjohje nga Sh.Sh.”Pas Gjurëve Të Muzës” për kontribut – Çertifikatë nga “Elita e Poetëve Shqiptarë” e dekoruar me vlerësim për nivel të lartë në poezi.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Vjersha per femije  

Mund të jetë një imazh i 16 persona, fëmijë, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Loja me babin  

Kur luaj me babin

Sytë më shkëlqejnë

Të qeshurat tona

Të gjithë i vërejnë.

Më ngre mbi supe

Që ta shoh gjithë botën

Për ditëlindje

Më blen tortën.

Vrapojmë, bëjmë gara

Rrëzohem, këmbët i vraj

Dhimbjen e harroj

Se me babin garoj.

Mbretëreshë  

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Nëna ime mbretëreshë

Shkëlqen posi perëndeshë

Ditët mua mi dhuron

Në çdo çast më uron.

Nëna ime trimëreshë

Që më mbron si luaneshë

Netët mua mi kushton

Athua kur pushon?

Ç’të bëj?  

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Rrij mbi pullaz

Oxhaku më flet:

Pse rrin këtu vogëlushe

Është rrezik për jetë.

Ngjitem në dru

Trungu qeshet, më flet:

Kujdes! Te degët e mija

Ka hoje me bletë.

Ulem në kopsht

Me lulet bisedoj

Shprehin dëshirë

Këngë t’ju këndoj.

Poezi  

 

Gjysëm hëna  

Në qetësinë e erët të natës

Pikturoj gjysëm hënën

E la pa sy e gojë

Fytyra nuk maskoj

Qiellit i hodha ngjyrë të kaltërt

Me të bardhë nuance të ndryshme fitova

Si nuse me velo zbukurova

Puthje të ëmbël dhurova

Eh, moj lule bukuroshe

Hënën e bëra nuse

Një brushë dhe pak ngjyrë

E ndroi një fytyrë

 

Jeta është e bukur        

Duhet të dijsh jetën ta jetojsh

Lumturitë e saj te vehtja ta kërkosh

Me rregullat e tua vendimet vulosi

Fjalët e tjerëve menjëherë burgosi

Emocionet mbylli me dry

Mos gabo kokën më me këthy

Mos u pendo, mos e helmo veten

Gjithçka kalon, në ujë treten

Një herë lind njeriu, një jetë jeton

Dashurinë tënde vetëm ai që të don e meriton.

Vlerësoe veten, je  e  veçantë

Shijen shëndroje në brilijant.

Jetoje jetën, zbukuroje vet

Me anijen e madhe lundro në det.

 

Dhimbjen e varrosa në zemër      

Lotët u shterën

Sytë shikojnë të hutuar

Shtangen para dhimbjes

Nuk e dëgjoj thirrjen e mendjes

Shpirti vajton…

Te varrezat e dhimbjeve

Dhimbjen e varrosa

Në vend të luleve

Dorën mbi dhe e shtypa

Gjurma të mbetet kujtim i pa harruar

Deri në frymën e fundit të trupit.

 

 

Këngët               

Çdo këngë kur dëgjoj

Në ty më përkujton

Gjithmonë ty të deshta

Në çdo këngë, melodi, të paramendoja.

Askush nuk të përngjan

Mendjen s’mund të ma shpërndan

Për një të vetmen fjalë

Të kisha falë.

Po të mos ishin këngët

Moti të kisha harruar!

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.