15.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

U cfilitën gjethet.

Po, çu bëre vashë,
Po bën ftohtë jashtë,
Në sëkëlldi rrashë,
Prit e prit, spo vjen,
Mëndja çpo më zjen,
Mëndja çpo më shpie,
Në pyll sëkëlldie,
Ku ca shtriga pashë,
Shtriga dhëmbëjashtë,
Me ca dhëmbë nxirë,
Janë duke u zgërdhirë,
Tallur më vështrojnë,
Qeshen e tërbojnë.
Seç ,po vjen nxituar,
Më hidhet pushtuar,
Me sulm u përleshëm,
Qamë edhe qeshëm,
Prush ma mbushi gjinë,
Ndezëm dashurinë,
Pa dhe gjethet ngjeshëm,
Gjethet ngjyrë arta,
U cfilitën, heshtën…

22/10/2021 RSH

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i natyra

NATË.
Errësira, nëpër xhamat e dritareve,
Si plakë e keqe,llafazane, përgjon,
Hëna, derdh dritë praruar mbi xhama,
Dhe qelqet gjumashe, nis ledhaton.
Dritat e rrugicës, si hënëza të vogla,
Me nga paakëz dritë, xhamat lyejnë,
Me aq përkujdesje e marak, sa kanë frikë,
Se mos i gërvishtin apo i thyejnë.
Hëna veç vështron, e qesh,e shndrit,
Dhe yjet po qeshen po vezullojnë,
Në cep të rrugicës dy të rrinj YJET.
Në sytë e njëri tjetrit vështrojnë…

18/10/2021 RSH

Foto Pogradeci

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

“””””””””””””””””””

Mbrëmje!
O Poradec, qyteti im, parajsë tokësore,
Po çjanë këto bukuri magjie, përallore,
Që buisin, gjith shkëlqim e shpërthim,
Nga ti, e futen drejt, mu në shpirtin tim.
Pa shih, mbrëmja vjen ngadalë, nusëruar,
Bregut valëzat, kërcejnë vargëzuar,valëzuar,
Veshur fustane bardhëlluar, gjith afsh,
Tunden tantellash,qëndisur fllosh, mëndafsh.
Tandella endur, nga hëna me drita argjenduar.
Pa shih, hëna hedh shi dritash, valëve vallzuar,
Cërka stërkalash, sumbulla rrumbullake ndriçuar.
Stërkala perlash, xhevaire bregut zbukuruar.
Përplasen, gajasen,perlat e xhevairët fërkuar,
Pa dëgjohet një melodi, si nga qielli shenjtëruar
Një melodi e ëmbël, e qetë…oh e padëgjuar,
Një melodi nanuritëse, drithëruese si ninullë,
Ku dhe ëngjëjt e urtë, e dëgjojnë ulur mbi re,
Ninullë nomatitëse ku qyteti bie në gjumë, fle,
Vashat,djelmoshat mes ëndërimesh dashurish,
Humbin kapitur në gjumë, në parajsa perëndish.

16/10/2021 RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.