“””””””””””””””””””””””””
Poezi shkeputur nga libri im “Je gjithcka kam”
1- Kur martohej vëllai
Kur martohej vëllai, isha larg
Mina ndizja në Hanin e Hotit
Hapnim transhe, hapnim hendeklidhje
Duart na ngrinin nga të ftohtit.
Në fshatin tim ngrihej dollia
Kënga e vallja vëlonin
Bashkë me ushtarët xhenierë
Unë mina ndizja brënda klonit. 1
Keq më ka ardhur gjithnji
Që s’mora pjesë në atë gëzim
Thuhej që transhe duhej të ndërtonim
Se atdheu ishte në rrezik.
2- Malli per ty.
Nga kujtimet e rinise
Buzet pak te fryra
Floket pisk te zi
Manushaqe e ferres
Syrin si inxhi
Kur zbret monopolit
Floket permbi supe
Zjarr i vuri fshatit
Bukuria jote
Djemte ziliqare
Rrugen zene tek shtegu
Manushaqe e ferres
Ball i ben dhe zhegut
Malli shpesh me merr
Per viset e mia
Syte e tu te bukur
Kujtim nga rinia
Pleqeria ime, shok me beri shkopin
Kujtimet per ty, kurre s’do te me ngopin
Manushaqe e prillit
Lule dale nga ferra
Me kujtimet e mia
Aty, tek ty mbeta
3- Përballë vdekjes
Ç’minuesve xhenierë
Të gjithë e kujtojmë atë vit të mbrapshtë
Me armë e predha sheshit hedhur
Njerëzit turreshin të merrnin armë
Se dinin se me vete vdekjen merrnin
Jeta u bë aq e shkurtër
Jeta u bë aq e pavlerë
Asnjëherë se kemi patur më pranë vdekjen
Viktima vetë mbetëm, viktima lamë të tjerë
Vdekja sot rri fshehur pas një shtegu
Përballë saj janë ç’minuesit xhenierë
Ç’minojnë mina, ç’minojnë predha
Që vdekja të mos marrë të tjera jetë
4- Përvjetor
Evës
Si sot 35 vjet u martuam
Dhe bëmë ne tre fëmijë
Me nip e mbesa u gëzuam
Dhe sot, ne prap jemi të rinj
Buzëqeshjen tënde ndjej pranë
Flokët e gjatë hedhur mbi supe
Ç’do gëzim e halle bashkë i ndamë
Gjatë bashkjetesës sonë në këto vite
Tre fëmijë ne bashkë rritëm
Të urtë, të bukur e çamarrokë
Gëzimin e tyre ndjejmë pranë
Me nipër e mbesa të gjithë tok
5- Zadrimore e bukur
Cullufet e flokeve
Nxjerre ne dy ane
Zadrimore e bukur
Vetullat gajtan
Zemren e kam lene
Atje lart tek shtegu
Floket kacurrela
Ty ti dogji shtegu
Sa here tek ty vij
Mua me djeg malli
Zadrimore e bukur
Si lule behari
Aty ne ato ane
Kalova rinine
Zadrimore e bukur
Lule trendeline
Malli shpesh me merr
Per viset e tua
Dashuria per ty
Me rrembeu mua.